Specialistë të Arsimit – zëvendësim (2)

50x50 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna Gjakovë
Publikuar
01/05/2022
Skadon
14/05/2022
Lokacioni
Gjakovë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008730
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 30/03/2022
Afati për aplikim: 01/05/2022 - 14/05/2022

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore duke u bazuar në nenin 67, 68 dhe 69 paragrafi 2 te  Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenin 5 paragrafi c të Ligjit numër 03/L-068 mbi  Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Udhëzimin Administrativ (MASHTI) numër  05/2021 dhe 01/2022 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm,  Udhëzimin Administrativ (MASHT) numër 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit  Profesional, si dhe nenin 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës së Gjakovës, shpall: 

KONKURS PËR PRANIM 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar  

Emri i grupit: Specialistë të Arsimit, zëvendësim
Institucioni: Komuna e Gjakovës
Njësia: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitave: Nëpunës i Shërbimit Publik
Data e njoftimit: 30.03.2022
Afati për aplikim: 30.04.2022 – 14.05.2022
Numri i referencës: 01-111/01-7871
Kohëzgjatja e emërimi: Me kohë të caktuar (zëvendësim) 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës: 

  • Të realizoj plan programin mësimor për vendin e punës, në harmoni me legjislacionin në  fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e punës; 
  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e  mësimdhënies; 
  • Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet  Kurikulare; 
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve; 
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe
  • Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në fuqi. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim: 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me  dashje; 
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të  pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale: 

Sipas Udhëzimit Administrativ (MASHTI) numër 05/2021 dhe 01/2022 për Normativin mbi  Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm dhe Udhëzimit Administrativ (MASHT) numër  05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional.  

Pozitat aktualisht të lira: 

Nr. | Titulli i pozitës | Statusi | Vendi i punës

1. Një (1) mësimdhënës të lëndës së TIK ut me 8 orë mësimi në javë | Zëvendësim | SHMLM “Hysni Zajmi”

2. Një (1) mësimdhënës për lëndët Histori  – Edukatë Qytetare me 20 orë mësimi në  javë | Zëvendësim | SHFMU “Hamëz Cena”

Mënyra e aplikimit: 

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e Komunës së Gjakovës  si dhe mund të shkarkohet nga ueb faqja e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet  personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës,  Rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III. 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim: 

  • Formulari i aplikimit, i plotësuar; 
  • Rezymeja personale (CV); 
  • Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë); 
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore të noterizuara (personat që kanë  diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit); e. Kopjet e dëshmisë së punësimit; 
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve; 
  • Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata  Themelore); 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve: 

  • Testimi me shkrim 
  • Intervistë 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët dhe shpallja e rezultateve  përfundimtare: 

Përmes ueb faqes së Komunës së Gjakovës (https://kk.rks-gov.net/gjakove/) dhe portalit për  rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).  

Sqarime shtesë: 

  • Dokumentet duhet të jenë në kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen  me rastin e intervistimit. 
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të  dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Shpalljet e ngjashme