Specialistë të Administrimit të Përgjithshëm (3)

drenas logo e1558609641693
Komuna Drenas
Publikuar më
11/11/2021
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

RN00007773
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 21/10/2021
Afati për aplikim: 11/11/2021 - 20/11/2021

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i Referencës  | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni | Organizata / Vendi i punës

  • RPC0000280 | RN00006391 | Zyrtar Administrativ | Profesional 3 | 6 | Komuna Drenas | Kabineti i Kryetarit
  • RPC0000805 | RN00006938 | Zyrtar Administrativ | Profesional 3 | 6 | Komuna Drenas | Sektori i Teknologjisë Informative e Logjistikë
  • RPC0000806 | RN00006939 | Zyrtar Administrativ | Profesional 3 | 6 | Komuna Drenas | Zyra e Prokurimit

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Drenas shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshë
Institucioni Komuna Drenas
Nr. i Referencës RN00007773
Kodi RPC0001586
Data e njoftimit 21.10.2021
Afati për aplikim 11.11.2021 - 20.11.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në  bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  • Merr pjesë në hartimin, zhvillimin e procedurave dhe dokumenteve tjera si dhe mbikëqyrjen e  zbatimit të tyre në fushën profesionale specifike brenda afateve kohore të caktuara;
  • Ofron ndihmë dhe mbështetje në zgjidhjen e problemeve, planifikimin dhe menaxhimin e  projekteve, si dhe zhvillimin dhe zbatimin e qëllimeve dhe objektivave të përcaktuara të njësisë  organizative;
  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat,  skanimin dhe kopjimin e dokumenteve;
  • Pranon të gjitha faturat dhe dokumentacionin tjetër që është adresuar në Institucion;  Pergatit kërkesat për blerje, si dhe bën dosjen dhe arkivimin e tyre;
  • Kontrollon faturat në pajtim me kushtet e kontratës, me shënimet mbi mallrat e pranuara të  nënshkruara nga nëpunësi i emëruar për pranimin e mallrave, përgatit dokumentacionin për pagesë  dhe dërgon lëndët për ekzekutim;
  • Bënë organizimin e deposë në përputhje me procedurat dhe politikat e organizatës;  Mbanë evidenca të sakta dhe të plota të mallit në kopje fizike dhe elektronike, si dhe ruan të gjitha  të dhënat relevante të mallit;
  • Regjistron të gjitha hyrje-daljet në sistemin e E-Pasurisë dhe përgaditë raporte për hyrje-dalje nga  sistemi i E-Pasurisë.

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare Fakulteti Ekonomik, Administratë Publike ,  Shkenca Politike;me të paktën 180 kredi/ECTS; 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe  trajnimeve bazike;  
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;  
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata  tek të tjerët;  
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point);

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe  trajnimeve bazike;  
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;  
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata  tek të tjerët;  
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point); 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme