Specialistë Ligjor

komuna istog e1558652144905
Komuna e Istogut
Publikuar më
14/09/2021
Qyteti
Istog
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Pozitat aktualisht të lira

Kodi RPC0000643
Nr. i Referencës RN00006765
Titulli i pozitës Zyrtar Ligjor 1
Klasa e pozitës Profesional 3
Koeficienti 6
Institucioni Komuna Istog

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Istog shpall:

Konkurs 

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë Ligjor
Institucioni Komuna Istog
Nr. i Referencës RN00007543
Kodi RPC0001376
Data e njoftimit 25.08.2021
Afati për aplikim 15.09.2021 - 29.09.2021

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Ndihmon në hartimin e planeve të punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
  2. Merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e legjislacionit dhe akteve tjera juridike, kontratave, marrëveshjeve nga fushë veprimtaria e komunës;
  3. Kujdeset që përmbajtja dhe forma e projekt akteve normative të jetë e saktë, si nga aspekti gjuhësor dhe teknik si dhe të jenë identike në gjuhët zyrtare;
  4. Përgatit shkresat dhe dokumentet përcjellëse për dorëzimin e projekt akteve normative në Qeveri;
  5. Ndihmon në përgatitjen e opinione ligjore si dhe hartimin e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve të tjera;
  6. Bashkëpunon me njësitë tjera brenda komunës për aktivitetet që ndërlidhen me fushën e legjislacionit;
  7. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare-Fakulteti Juridik, me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to;
  • Kualifikime të posaqme formale: Certifikata të trajnimeve sa i përket kësaj pozite;
  • Pëvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet përvojë pune.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgaditjen e raporteve bazike ose analitike në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Dëshmin që nuk jeni nën hetime ( nga gjykata ).

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Ligji i Procedurës së Përgjithshme Administrative;
  • Ligji mbi Trashigimin;
  • Ligji mbi Hipotekat dhe;
  • Udhëzimet administrative për shërbimet gjeodezike dhe kadastrale.

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Listime të ngjashme

Zyrtar/e ligjor/e   Ferizaj
12/10/2021