Specialist të Burimeve Njerëzore

Sharrcem
Publikuar më
21/06/2021
Qyteti
Hani i Elezit
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Sharrcem, një kompani e Grupit TITAN ka një mundësi të shkëlqyeshme për një Specialist të Burimeve Njerëzore. Qëllimi kryesor i këtij roli është përpunimi i listës së pagave, monitorimi i menaxhimit të kohës dhe mirëmbajtja e dosjeve të punonjësve.

Përgjegjësitë kryesore

Pagat:

  • Proceson listën e pagave për punonjësit në kompani.
  • Mirëmbajtja e të dhënave të sistemit të pagave.
  • Adreson dhe zgjidh ankesat e punonjësve në lidhje me sistemin e pagave.
  • Përgatit raporte për departamentet përkatëse rreth listës së pagave.
  • Ofron ndihmë për rishikimin e kompenzimeve/analiza të të dhënave.
  • Bashkëpunon me departmentin e TI për të zgjidhur problemet për sistemin e pagave.
  • Auditim mujor i sistemit të pagave dhe sistemit të menaxhimit të kohës për të siguruar saktësinë e të dhënave.

Menaxhimi i Kohës së Punonjësve:

  • Monitorin Menaxhimin e Kohës (Orëve të Punës) për të gjithë punëtorët përmes sistemit.
  • Aprovon të gjitha llojet e pushimeve/mungesave përmes sistemit.
  • Bashkëpunon me të gjithë udhëheqësit e departmenteve për të siguruar që orët e punës janë në përputhje me ligjet e punës dhe politikat e Shëndetit dhe Sigurisë në punë.

Administrimi i BNJ:

  • Mirëmban dosjet e BNJ, si dosjet personale, duke përfshirë Kontratat e Punonjësve.
  • Shpërndan informacione në lidhje me politikat e kompanisë, përditësimet dhe iniciativat e ardhëshme të BNJ.
  • Kompletimi efikas i dokumentacionit të kërkuar për pagat.
  • Shërben si pike kontakti për shërbimet ndaj punonjësve.
  • Asiston me projekte tjera të deleguara sipas nevojës.
  • Ofron raportim dhe analiza ad-hoc sipas kërkesave.
  • Arkivim i dokumentacioneve hyrëse/dalëse të kompanisë.

Profili i Kanditatit

  • I diplomuar (Bachelor) në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment ose të ngjashme.
  • Njohuri të mira për taksat (për pagat) dhe ligjet e punës.
  • I besueshëm, me theks të veçant konfidencial.
  • Eksperiencë në Burime Njerzore, veçanërisht në sektrin e pagave, konsiderohet përparësi.
  • Shkathtësi të shkëlqzera komunikimi si verbal ashtu edhe në të shkruar.
  • Shkathtësi në Planifikim, Organizim dhe Menaxhim të Kohës.
  • Etikë pune të forte, përkushtim, dhe zotim për t’u shërbyer të tjerëve.
  • Në gjendje të punojë në mënyrë efektive me mbikëqyrje minimale.
  • Njohuri të mira për përdorim të kompjuterit
  • Njohuri shumë të mira në MS Office (sidomos në MS Excel).
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme.

Aplikoni këtu

Afati i fundit për aplikim është 16 korrik 2021.

Listime të ngjashme

Koordinator/e Kombëtar/e   Prishtinë e re
02/08/2021
Grante për vullnetarizëm   Kosovë e re
02/08/2021
02/08/2021