Specialist për Vlerësim dhe Monitorim

fondi kosovar per garanci kreditore e1624633494730
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK)
Publikuar më
16/09/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT
(SHËRBIME KONSULENCE - KONSULENT INDIVIDUAL)

VENDI - Kosovë
EMRI I PROJEKTIT- Projekti për Forcim të Sektorit Financiar,
Kredia e IDA-s Nr. 6416-XK
Projekti me ID Nr. 165147
TITULLI I DETYRËS: Specialist për Vlerësim dhe Monitorim
Numri i referencës: 06/CS/IC/2021

Sfondi

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është entitet i pavarur juridik i themeluar me ligjin e vet, për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës për rritjen e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë për krijimin e vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve me vlerë shtuar, përmirësimin e bilancit tregtar dhe rritjen e mundësive të financimit për NMVM-të.

Qeveria e Kosovës (QK) ka marrë një Kredi nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) në shumën prej 22.3 milionë eurosh (të barasvlershme me 25 milionë dollarë amerikanë) përmes Projektit për Forcimin e Sektorit Financiar, që pritet të zbatohet brenda një periudhe tre vjeçare. Projekti synon t’i ndihmojë QK-së për përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme duke forcuar kapacitetin financiar dhe teknik të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK). Me qëllim të fuqizimit të kornizës së monitorimit dhe vlerësimit, FKGK kërkon të punësojë një specialist të kualifikuar të vlerësimit dhe monitorimit.

Përshkrimi i përgjegjësive të punës:

Nga Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim kërkohet të mbështesë FKGK-në për për përmirësimin e mëtejshëm të fushëveprimit, afateve kohore dhe cilësisë së raportimit nga bankat partnere, të ndihmojë në përmirësimin e proceseve të brendshme dhe të përgatisë raporte vlerësimi në fushën e riskut të kredisë dhe për sektorin financiar në përgjithësi. Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim do të sigurojë informacion sasior dhe cilësor të përditësuar, duke i mbledhur dhe modeluar të dhënat. Modelet e përgatitura do të bazohen në të dhëna empirike të brendshme dhe të jashtme, duke pasur si synim që të mbështetet FKGK-ja me informata kyçe mbi riskun në nivelin e portofolit, të cilat do të mbështesin vendimmarrjen në FKGK.

FKGK mbështetet shumë në raportimin nga institucionet financiare partnere, andaj Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim do të ofrojë mbështetje për ndërtimin e një metodologjie që do t’i mundësojë institucionit zbulimin e hershëm të gabimeve të raportimit. Bazuar në natyrën e punës, Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim do të propozojë automatizim dhe do të rrisë efikasitetin e raportimit pa dëmtuar cilësinë e informacionit.

Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim do të jetë përgjegjës për detyrat e mëposhtme:

  • Analizë dhe nëse është e nevojshme rishikim, modifikim i grupit ekzistues të paketave të raportimit;
  • Mbështetje e menaxhmentit në fushën e riskut të kredisë dhe vlerësimit të ndikimit për përmirësimin e informacionit të kërkuar nga palët e treta, duke e rritur kështu efikasitetin e kërkesave të raportimit nga FKGK kundrejt palëve të treta;
  • Nëse është e nevojshme, ndërtimi i modelit/metodologjisë standarde që do të automatizojë dhe rrisë efikasitetin e përgatitjes së raporteve për përdorim të brendshëm dhe për palët e jashtme;
  • Vlerësim kritik të të dhënave të SIM (MIS)
  • Analizë e proceseve të brendshme në fushën e vlerësimit dhe monitorimit të treguesve të performancës së institucionit. Në përputhje me rrethanat, nëse konsiderohet e nevojshme, rishikimi dhe ardhja me një metodologji të re për të analizuar këta tregues;
  • Nëse konsiderohet e nevojshme, propozimi i mekanizmit shtesë të kontrollit në kuadër të proceseve të brendshme në fushën e raportimit në mënyrë që të rritet cilësia e raportimit;
  • Ndihmë në përgatitjen e raporteve që do të përdoren për vlerësimin e performancës së sektorit financiar në Kosovë;
  • Vendosja e kornizës së monitorimit për t’u siguruar nëse objektivat e realizuar devijojnë nga objektivat e përcaktuar.

Kualifikimet:

Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim do të duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  • Diplomë fakulteti në fushë relevante për detyrën, siç janë si statistikë, ekonometri dhe ekonomiks. Edukimi në matematikë të aplikuar mund të konsiderohet;
  • Preferohet diplomë Master ose specializim relevant në fushën e detyrës;
  • Të paktën pesë (5) vite përvojë pune relevante në sektorin bankar ose ose konsulencë lidhur me analizat e të dhënave.
  • Përvoja e punës në SIM (MIS), në fushat që lidhen me sektorin financiar ose modelimin dhe analizën e të dhënave do të konsiderohet një avantazh.

Shkathtësitë dhe kompetencat që do të vlerësohen përmes procesit të përzgjedhjes janë:

  • Aftësi e shkëlqyeshme në përdorimin e Microsoft Excel ose softuer tjetër relevant përdorur për analizë të të dhënave;
  • Aftësia për analizim të të dhënave dhe për të përcjellë informacionin;
  • Aftësia për të ndërtuar raporte dhe modele analitike
  • Aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në grup;

Periudha e performancës

Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim do të punojë me orar të plotë. Kohëzgjatja e kontratës pritet të fillojë në tetor 2021 deri në fund të përfundimit të projektit më 31 dhjetor 2023.

Raportimi

Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim do t’i raportojë Koordinatorit të Projektit/Drejtorit Menaxhues të FKGK-së dhe do të dorëzojë oraret mujore për të llogaritur ditët reale të punës gjatë muajit kalendarik.

Procesi i përzgjedhjes

Pas procesit të hapur të përzgjedhjes konkurruese do të përzgjidhen individë me përvojë dhe të kualifikuar sipas dispozitave të Rregulloreve të Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit e Financimit të Projekteve Investuese, të korrikut 2016 dhe të rishikuara në nëntor 2017.

Konsulentët individualë të interesuar mund të marrin informata të mëtejshme në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës: 08:00-16:00 (nga e hëna në të premte).

Shprehja e interesit duhet të dorëzohet në formë të shkruar ose me e-mail, në adresën e mëposhtme deri më 12 tetor 2021.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, FKGK
Adresa: Rr. Njazi Alishani Nr. 5
10000, Prishtinë, Kosovë,
Email: procurement@fondikgk.org

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Programme Assistant   Prishtinë
29/11/2021
Human Rights Officer   Mitrovicë
29/11/2021
Ciceron/e   Podujevë
26/11/2021
26/11/2021