Specialist i Administrimit të Përgjithshëm

kamenice komuna e1609613174666
Komuna e Kamenicës
Publikuar më
01/09/2021
Qyteti
Kamenicë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Kamenicë shpall:

Konkurs 

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshë
Institucioni Komuna Kamenicë
Nr. i Referencës RN00007474
Kodi RPC0001309
Data e njoftimit 11.08.2021
Afati për aplikim 01.09.2021 - 10.09.2021

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;

Ndihmon në hartimin, zhvillimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit, politikave, procedurave dhe dokumenteve lidhur me procesin e monitorimit, vlerësimit dhe standardeve si dhe aftësimin profesional të mësimdhënësve në fushën e vlerësimeve;

Zhvillon dokumente dhe metoda për monitorim dhe vlerësime praktike për krijimin e standardeve për proceset e mësimdhënies dhe mësimnxënies për të gjitha nivelet e shkollimit;

Koordinon dhe monitoron punën për zhvillimin e testeve dhe ndihmon në zgjidhjen e dilemave dhe arritjen e konsensusit mes anëtarëve të grupit apo anëtarëve të lëndëve gjatë procesit të zhvillimit të testeve;

Administron testet për arsimin parauniversitar dhe siguron trajnimin e drejtorëve të shkollave, inspektorëve dhe mësimdhënësve në përdorimin e testeve lëndore të standardizuara dhe përpunimin dhe interpretimin e arritjeve të nxënësve;

Bashkëpunon me institucione ndërkombëtare në fushën e arsimit në mënyrë që praktikat e mira për çështjet e vlerësimit të zbatohen në institucionet arsimore në Kosovë;

Mbështet ekipin për zhvillimin e plan programeve në mënyrë që vlerësimi të bëhet pjesë përbërëse e procesit të plan programeve me qëllim të rritjes së efikasitetit në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies;

Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij

Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.

  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike

  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike

  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit; Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale; •Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Prano njoftimet me email