Specialist/e për Vlerësim dhe Monitorim

fondi kosovar per garanci kreditore e1624633494730
Fondi Kosovar per Garanci Kreditore
Publikuar më
11/07/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT
(SHËRBIME KONSULENCE - KONSULENT INDIVIDUAL)

VENDI - Kosovë
EMRI I PROJEKTIT- Projekti për Forcim të Sektorit Financiar,
Kredia e IDA-s Nr. 6416-XK
Projekti me ID Nr. 165147
TITULLI I DETYRËS: Specialist/e për Vlerësim dhe Monitorim
Numri i referencës: 06/CS/IC/2021

Sfondi

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është entitet i pavarur juridik i themeluar me ligjin e vet, për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës për rritjen e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë për krijimin e vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve me vlerë shtuar, përmirësimin e bilancit tregtar dhe rritjen e mundësive të financimit për NMVM-të.

Qeveria e Kosovës (QK) ka marrë një Kredi nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) në shumën prej 22.3 milionë eurosh (të barasvlershme me 25 milionë dollarë amerikanë) për të financuar Projektin për Forcimin e Sektorit Financiar, që pritet të zbatohet brenda një periudhe tre vjeçare. Projekti synon t’i ndihmojë QK-së për përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme duke forcuar kapacitetin financiar dhe teknik të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Përshkrimi i përgjegjësive të punës:

Nga Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim kërkohet të mbështesë FKGK-në për përmirësimin e mëtejshëm të nivelit të raportimit nga bankat partnere, të ndihmojë në përmirësimin e proceseve të brendshme dhe të përgatisë raporte vlerësimi në fushën e riskut të kredisë dhe për sektorin financiar në përgjithësi. Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim do të sigurojë informacion sasior dhe cilësor të përditësuar, duke i eksploruar dhe modeluar të dhënat. Modelet e përgatitura do të bazohen në të dhëna empirike të brendshme dhe të jashtme, duke pasur si synim që të mbështetet FKGK-ja me informata kyçe mbi riskun në nivelin e portofolit, të cilat do të mbështesin vendimmarrjen në FKGK.

FKGK mbështetet shumë në raportimin nga institucionet financiare partnere, andaj Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim do ta mbështesë institucionin për ndërtimin e një metodologjie që do t’i mundësojë institucionit për zbulimin e hershëm të gabimeve të raportimit. Bazuar në natyrën e punës, Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim do të sjellë propozimin për automatizim dhe rritje të efikasitetit të raportimit pa dëmtuar cilësinë e informacionit.

Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim do të jetë përgjegjës për detyrat e mëposhtme:

  • Analiza e proceseve të brendshme në fushën e raportimit dhe sjellja e një propozimi të rishikuar që synon rritjen e cilësisë së raporteve;
  • Analiza dhe nëse është e nevojshme rishikimi, modifikimi i grupit ekzistues të paketave të raportimit;
  • Mbështetja e menaxhmentit në fushën e riskut të kredisë dhe vlerësimit të ndikimit për përmirësimin e informacionit të kërkuar nga palët e treta, duke e rritur kështu efikasitetin e kërkesave të raportimit nga FKGK kundrejt palëve të treta;
  • Nëse është e nevojshme, ndërtimi i modelit/metodologjisë standarde që do të automatizojë dhe rrisë efikasitetin e përgatitjes së raporteve për përdorim të brendshëm dhe për palët e jashtme;
  • Analiza e proceseve të brendshme në fushën e vlerësimit dhe monitorimit të treguesve të shtueshmërisë. Në përputhje me rrethanat, nëse konsiderohet e nevojshme, rishikimi dhe gjetja e treguesve të rinj më adekuatë dhe metodologjisë për analizimin e treguesve;
  • Nëse konsiderohet e nevojshme, propozimi i mekanizmit shtesë të kontrollit në kuadër të proceseve tona të brendshme në fushën e raportimit në mënyrë që të rritet cilësia e raportimit;
  • Zhvillimi i treguesve të rinj që tregojnë ndikimin e skemës për garanci kreditore në treg;
  • Identifikimi i burimeve të të dhënave dhe përcaktimi i shpeshtësisë për të matur nëse janë arritur rezultatet;
  • Ndihma për përgatitjen e treguesve të performancës që do të përdoren për vlerësimin e performancës së FKGK-së, ose performancës së sektorit financiar në Kosovë;
  • Vendosja e kornizës së monitorimit për t’u siguruar nëse objektivat e realizuar devijojnë nga objektivat e përcaktuar.

Kualifikimet:

Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim do të duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  • Diplomë fakulteti në fushë relevante për detyrën, siç janë si Ekonomia, Statistikat, Ekonometria;
  • Preferohet diplomë Master ose specializim relevant në fushën e detyrës;
  • Të paktën pesë (5) vjet përvojë në modelimin dhe analizën e të dhënave.
  • Përvojë profesionale në punë me analizimin e të dhënave dhe përgatitjen e raporteve.
  • Preferohet përvojë e punës në sektorin bankar në kuadër të departamentit të SIM-it.
  • Përvoja e kaluar e punës në kreditim do të konsiderohet si avantazh.

Shkathtësitë dhe kompetencat që do të vlerësohen përmes procesit të përzgjedhjes janë:

  • Aftësi e shkëlqyeshme në përdorimin e Microsoft Excel dhe softuer tjetër relevant statistikor ose softuer tjetër relevant;
  • Vlerësimi kritik i sistemit të vendosur;
  • Aftësia për analizim të problemeve të të dhënave dhe për ta përcjellë informacionin;
  • Aftësia për të ndërtuar modele analitike dhe parashikuese;
  • Aftësia për ta analizuar procesin e raportimit të brendshëm dhe për të gjetur zgjidhje të duhura.

Periudha e performancës

Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim do të punojë me orar të plotë. Kohëzgjatja e kontratës pritet të fillojë në shtator 2021 deri në fund të përfundimit të projektit më 31 dhjetor 2023.

Raportimi

Specialisti për Vlerësim dhe Monitorim do t’i raportojë Koordinatorit të Projektit/Drejtorit Menaxhues të FKGK-së dhe do të dorëzojë oraret mujore për të llogaritur ditët reale të punës gjatë muajit kalendarik.

Procesi i përzgjedhjes

Pas procesit të hapur të përzgjedhjes konkurruese do të përzgjidhen individë me përvojë dhe të kualifikuar sipas dispozitave të Rregulloreve të Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit e Financimit të Projekteve Investuese, të korrikut 2016 dhe të rishikuara në nëntor 2017.

Konsulentët individualë të interesuar mund të marrin informata të mëtejshme në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës: 08:00-16:00 (nga e hëna në të premte).

Shprehja e interesit duhet të dorëzohet në formë të shkruar ose me e-mail, në adresën e mëposhtme deri më 29 Korrik 2021.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, FKGK
Adresa: Rr. Njazi Alishani Nr. 5
10000, Prishtinë, Kosovë,
Email: procurement@fondikgk.org

Listime të ngjashme