Specialist/e për Siguri Kibernetike

1505443 855405737811434 5309633991736628082 n
Banka Ekonomike
Publikuar më
10/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

  • Specialist për Siguri Kibernetike (1 vend pune)
  • Departamenti për Siguri të Informacionit dhe Vazhdimësi të Biznesit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon, zbaton, planifikon dhe administron të gjitha aktivitetet në lidhje me sigurinë e sistemit informativ të Bankës;
  • Mbikëqyr programin e menaxhimit të cenueshmërisë;
  • Zhvillon dhe mirëmban vlerësimin e rrezikut të sigurisë informacionit të dizajnuara për të vlerësuar rreziqet e mëvetësishme të kontrollit, dhe rreziqet e mbetura;
  • Advokim efektiv i aktiviteteve për kontrollet e sigurisë që zvogëlojnë rreziqet e papranueshme;
  • Mbikëqyrë aktivitetet sensibilizuese të sigurisë për punonjësit e bankës dhe klientët;
  • Kryen vlerësimin e kontrolleve të sigurisë dhe vlerëson rezultatet e vlerësimit të rrezikut;
  • Monitoron rregulloret dhe trendet e teknologjisë që prekin institucionet financiare;
  • Vlerëson pajtueshmërinë dhe zhvillon plane për pajtueshmëri në fushën e sigurisë së informacionit;
  • Edukon punonjësit e bankës dhe paraqet shembull për pajtueshmëri anembanë Bankës;
  • Monitoron aspeketin e raporteve të nxjerra nga skenimet interne gjithashtu analizon raporte për lëvizjet e përdoruesve që të parandaloj trendet e rrezikshme në të ardhmen;
  • Siguron që do të ndihmoj bankën që të plotësoj konceptet e sigurisë si konfidencialitetin, integritetin, disponueshmërinë dhe jo mohueshmërinë;
  • Ofron zgjidhje të sigurise gjatë fazave të zhvillimit të sistemeve softuerike, rrjeteve dhe qendrave të të dhënave;
  • Gjen metodat më të mira për të siguriar infrastrukturën e Bankës;
  • Vazhdimisht monitoron për sulme apo ndërhyrje në sistemet kompjuterike;
  • Dizajnon dhe implementon masat mbrotjëse dhe kthimin nga fatkeqësia
  • Instalon, konfigturon dhe mirëmban pajisjet e sigurisë (aplikacionet);
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet;

  • Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike apo të ngjashme;
  • Përparësi përvoja e punës dhe certifikimet e fushës;
  • Kuptimi i teknologjisë aktuale dhe trendët rregullative financiare që ndikojnë në programet informative e institucioneve të sigurisë;
  • Njohja e Gjuhës Angleze ;
  • Njohja e punës me kompjuterë;
  • Aftësi të komunikimit.

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

Afati i aplikimit është deri më datë 16 Korrik  2020 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

Apliko online.

Listime të ngjashme

Field Monitoring Officer   Prishtinë
29/09/2020
28/09/2020
28/09/2020
22/09/2020