Specialist/e për Përfshirje Sociale dhe Integrim Gjinor

64x64 kosovo logo 150x150 1
Zyra e Kryeministrit
Publikuar më
02/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nevojës për krijimin e një ekipi të përkohshëm për zhvillimin e programit Kompakt ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së, shpallen këto pozita për angazhimin e ekspertëve:

Një  (1) Specialist për Përfshirje Sociale dhe Integrim Gjinor
Numri referues: ZKM-ZSM-005

Gjatë zhvillimit të Programit Kompakt, secili vend i kualifikuar duhet t’i analizojë dallimet dhe pabarazitë gjinore dhe t’i integrojë plotësisht çështjet sociale dhe gjinore në procesin e tij për identifikimin, zhvillimin dhe dizajnimin e projekteve të mundshme. Specialisti për Përfshirje Sociale dhe Integrim Gjinor do t’i udhëheqë këto përpjekje nëpërmjet organizimit, menaxhimit dhe vazhdimit të angazhimit me ekspertët dhe organizatat që përfaqësojnë interesat e të varfërve, grupeve sociale të pafavorizuara dhe grave; mbledhjes dhe vlerësimit të të dhënave në lidhje me dimensionet sociale dhe gjinore të zhvillimit ekonomik; identifikimit të kufizimeve kyçe ligjore, sociale dhe kulturore që e pengojnë shpërndarjen e barabartë të përfitimeve nga zhvillimi ekonomik; identifikimit të mundësive për zvogëlimin e barrierave dhe zgjerimin e pjesëmarrjes së të varfërve, grupeve sociale të pafavorizuara dhe grave në zhvillimin ekonomik nëpërmjet projekteve të propozuara të Kompaktit; zhvillimit të strategjive për integrimin e shqetësimeve relevante sociale dhe gjinore në projektet e propozuara; dhe analizimit të ndikimit të mundshëm të projekteve të propozuara në grupe të ndryshme përfituese.

Për të qenë i suksesshëm, Specialisti për Përfshirje Sociale dhe Integrim Gjinor duhet të kenë njohuri të detajuara për mjedisin ligjor, social dhe kulturor të vendit të kualifikuar; njohuri të konsiderueshme për përvojat e të varfërve, grupeve sociale të pafavorizuara dhe grave; të jetë në gjendje të organizojë dhe mbështes angazhimin me një varg të gjerë të akterëve dhe të jetë në gjendje të punoj në bashkëpunim me ekipet ndërdisiplinore.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në juridik, politika publike apo shkenca sociale, me fokus kryesor në çështjet gjinore, siç janë antropologjia, sociologjia, studimet e grave, apo zhvillimi i komunitetit. Diploma master apo diploma e doktoraturës është shumë e preferueshme.
  • Përvojë pune dhjetë (10) vjeçare apo më shumë në vlerësimin, promovimin ose mbrojtjen e çështjeve që lidhen me të varfrit, grupet sociale të pafavorizuara apo gratë në një kontekst të lidhur me shqetësimet për zhvillimin ekonomik.
  • Njohuri të detajuara për politikat, ligjet dhe rregulloret në lidhje me shqetësimet për përfshirjen sociale dhe barazinë gjinore në vendin e kualifikuar, me fokus të veçantë në mjedisin e politikave dhe mjedisin institucional, përfshirë çështjet në lidhje me statusin juridik me të cilat përballen të varfrit, grupet sociale të pafavorizuara dhe gratë.
  • Aftësi e demonstruar për integrimin e çështjeve sociale dhe gjinore në zhvillimin dhe dizajnimin e projekteve të mëdha për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë.
  • Përvoja e punës me Organizata Joqeveritare (OJQ) në lidhje me shqetësimet e të varfërve, grupeve sociale të pafavorizuara apo grave, organizata kombëtare për gratë apo grupet e pafavorizuara, agjenci relevante qeveritare apo partnerë zhvillimorë ndërkombëtarë është e preferueshme.

Përshkrimi i përgjegjësive:

  • Kontribuon në identifikimin e akterëve relevantë dhe zhvillimin e planeve për konsultime publike dhe angazhimin e akterëve, dhe më pas udhëheq organizimin, menaxhimin dhe zbatimin e komunikimit me ekspertë dhe organizata që përfaqësojnë interesat e të varfërve, grupeve të pafavorizuara sociale dhe grave, duke përfshirë organizatat që përfaqësojnë bizneset e grave. Mban konsultime të vazhdueshme me ekspertë dhe organizata të tilla, institucione akademike dhe agjenci relevante qeveritare gjatë procesit të zhvillimit të kompaktit.
  • Identifikon dhe vlerëson ndikimin e pengesave ligjore, institucionale, sociale dhe kulturore që kufizojnë pjesëmarrjen ekonomike ose pengojnë uljen e varfërisë në mesin e të varfërve, grupeve të pafavorizuara sociale dhe grave.
  • Kontribuon në identifikimin dhe zhvillimin e koncepteve fillestare dhe projekt-propozimeve, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e tjerë të Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt për të siguruar që merren parasysh mundësitë për të zvogëluar barrierat dhe për të zgjeruar pjesëmarrjen e të varfërve, grupeve të pafavorizuara sociale dhe grave në zhvillim ekonomik.
  • Kontribuon në zhvillimin e një logjike të detajuar të programit për projektet e propozuara dhe për programin e përgjithshëm të kompaktit, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e tjerë të Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt.
  • Gjatë fazës së zhvillimit të projektit, vlerëson përshtatshmërinë teknike dhe ofron rekomandime teknike dhe inpute që lidhen me çështje sociale dhe gjinore në çdo studim të fizibilitetit ose të dizajnit, vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social, planin e veprimit të zhvendosjes ose planin e menaxhimit mjedisor dhe social (përfshirë çdo plan të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit ose çdo plan lehtësues për rreziqet që lidhen me punën e fëmijëve, trafikimin e qenieve njerëzore, ose me HIV/AIDS), përfshirë çdo vlerësim gjinor ose plan të integrimit gjinor.
  • Kontribuon në zhvillimin e Planit të Monitorimit dhe Vlerësimit (M&V) që përfshin tregues dhe të dhëna të ndara siç duhet për moshën, gjininë dhe faktorët tjerë social të rëndësishëm në mënyrë që ndikimi te gratë dhe te grupet e tjera të pafavorizuara të mund të gjurmohet siç duhet.
  • Siguron që të gjitha kërkesat e Piketave të MCC për Integrim Gjinor dhe Procedurat Operative për Zhvillimin e Kompaktit janë përmbushur gjatë procesit të zhvillimit të kompaktit.

Niveli i përpjekjes:

Mesatarisht, roli i Specialistit të Përfshirjes Sociale dhe Integrimit Gjinor duhet të zë 50 për qind të ekuivalentit me kohë të plotë (FTE) gjatë procesit të zhvillimit të Kompaktit. Kontributet më të mëdha nga Specialisti i Përfshirjes Sociale dhe Integrimit Gjinor do të nevojiten gjatë zhvillimit të logjikës së programit; shqyrtimit të projekteve të mundshme; dhe përpunimit, zhvillimit të mëtejshëm dhe dizajnimit të projekteve të propozuara.

Stafi homolog:

Specialisti i Përfshirjes Sociale dhe Integrimit Gjinor do të punojë drejtpërdrejt me një anëtar të departamentit të MCC për Integrim Gjinor dhe Social (GSI). MCC gjithashtu mund të sigurojë një konsulent ndërkombëtar me përvojë për të mbështetur punën e zhvillimit të kompaktit.

INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT NË LIDHJE ME APLIKIMIN PROCEDURAT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kandidatët për pozitat e lartpërmendura duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV
  • Letër motivimi.
  • Dokumentacionin e paraparë për sa i përket punësimit (dëshmi të kualifikimit profesional, të përvojës së punës, referencat etj. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të vërtetohen nga MASHT-i).
  • Certifikatë (dëshmi) se nuk është nën hetim.
  • Shtetas i Kosovës (kopja e pasaportës ose e letërnjoftimit).

Konkursin me të dhënat e aplikimit mund ta gjeni në ueb faqen: http://www.kryeministri-ks.net

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në  adresën elektronike e-mailin zyrtar personeli.zkm@rks-gov.net

Dokumentacioni i pakompletuar me informatat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kohëzgjatja e kontratës për angazhimin e ekspertëve është 6 muaj.

Pagesa për angazhimin e ekspertëve është e negociueshme.

Afati i fundit për të aplikuar është nga 03 /07/2020 deri më 13 /07/2020.

Kërkesat e dërguara pas afatit të fundit për aplikim nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutem thirrni në këtë numër: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

Listime të ngjashme

30/10/2020
Konsulentë vendor (2)   Prishtinë
28/10/2020
27/10/2020
Konkurs për bursa   Dragash
27/10/2020