Specialist/e për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing

fondi kosovar per garanci kreditore e1562752674815
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK)
Publikuar më
25/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIMIT
(SHËRBIME KONSULENCE - KONSULTENT INDIVIDUAL)

VENDI - Kosova
EMRI I PROJEKTIT- Projekti për Forcimin e Sektorit Financiar,
Numri i kredisë nga IDA: 6416-XK
Numri identifikues i projektit: 165147
TITULLI I DETYRËS: Specialist për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing
Numri i referimit: 02/CS/IC/2021

Konteksti 

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është një subjekt i pavarur ligjor i krijuar me Ligjin për FKGK-në për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës për rritje të qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë, me qëllim të krijimit të vendeve të punës, rritjes së prodhimit vendor dhe shërbimeve me vlerë të shtuar, përmirësimit të  bilancit tregtar dhe për të zgjeruar mundësitë e financimit për NMVM-të.

Qeveria e Kosovës (QK) ka marrë një Kredi nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) në shumën prej 22.3 milionë euro (shumë ekuivalente me 25 milionë dollarë amerikanë) për të financuar Projektin për Forcimin e Sektorit Financiar (PFSF), që pritet të implementohet brenda një periudhe trevjeçare. Projekti synon të ndihmojë QK-në për të përmirësuar qasjen në financa për NMVM-të duke e forcuar kapacitetin financiar dhe teknik të FKGK-së. FKGK është agjencia implementuese për projektin PFSF brenda së cilës do të themelohet një Ekip për Implementimin e Projektit (EIP). EIP do të përbëhet nga një specialist i prokurimit, një specialist i menaxhimit financiar, një specialist i çështjeve mjedisore dhe një staf tjetër teknik, ku të gjithë i raportojnë Drejtorit Menaxhues të FKGK-së, i cili do të ushtrojë rolin e koordinatorit të projektit. EIP do të jetë përgjegjës për implementimin e punëve të përditshme të Projektit dhe për mbikëqyrjen specifike teknike të aktiviteteve të Projektit. EIP do të jetë përgjegjës për të gjitha aspektet fiduciare, siç janë prokurimi, menaxhimi financiar, monitorimi dhe vlerësimi, dhe masat mbrojtëse në kuadër të Projektit. Komponenti 1 i Projektit nuk përfshin asnjë aktivitet të prokurimit. Shumica e shërbimeve të konsulencës nën Komponentin 2 të projektit do të përfshijnë elementin konkurrues duke përdorur qasjen e tregut kombëtar. Projekti nuk përfshin ndonjë kontratë për punime të ndërtimtarisë.

Përshkrimi i përgjegjësive të punës: 

Specialisti për marrëdhënie me publikun dhe marketing do të ofrojë mbështetje për EIP në të gjitha aspektet e marketingut dhe do të jetë përgjegjës për detyrat e mëposhtme:

  • Hartimi i materialeve dhe përmbajtjes lidhur me FKGK-në;
  • Mirëmbajtja dhe begatimi i llogarive në mediat sociale;
  • Mirëmbajtja dhe azhurnimi i ueb faqes me WordPress;
  • Propozimet për dinamikën dhe mirëmbajtjen e pranisë në media sociale;
  • Prezantimi i duhur i FKGK-së për të siguruar mbulim të mirëfilltë mediatik të FKGK-së përmes programeve televizive, intervistave dhe tregimeve të suksesit;
  • Në bashkëpunim me ekipin e FKGK-së, mbështetja dhe përcaktimi i standardeve për organizimin e ngjarjeve, siç janë lançimi i produkteve të reja, konferencat, ceremonitë dhe ngjarjet tjera relevante, në mënyrë përfaqësuese;
  • Formimi dhe kultivimi i marrëdhënieve me palët relevante të interesit, siç janë gazetarët;
  • Përgatitja e fushatave ose puna me profesionistë të reklamimit dhe marketingut për të krijuar fushata që publiku do t’i konsiderojë tërheqëse;
  • Përmirësimi i monitorimit të mediave;
  • Analiza e zhvillimeve në mediat sociale dhe në internet dhe raportimi rreth trendeve të audiencës dhe dinamikës sociale në përgjithësi;
  • Çdo detyrë tjetër që kërkohet nga koordinatori i Projektit/FKGK.

Kualifikimet: 

Specialisti për marrëdhënie me publikun dhe marketing do të duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  • Diplomë universiteti (ose e studimeve pasuniversitare preferohet) në fushën e komunikimit, menaxhimit, marrëdhënieve me publikun, marketingut, politikave publike ose të ngjashme;
  • Të paktën tre vjet përvojë në një pozitë të ngjashme marketingu ose komunikimi;
  • Aftësi për të përgatitur artikuj, raporte dhe shkresa të tjera të cilësisë së lartë në fushën e marrëdhënieve me publikun;
  • Përvojë pune me një larmi të fushatave të marrëdhënieve me publikun dhe të marketingut;
  • Aftësi për të zhvilluar, implementuar dhe ekzekutuar fushata të suksesshme të marketingut;
  • Përvojë me mjetet e marketingut digjital dhe platformat e mediave sociale;
  • Preferohet përvoja me WordPress;
  • Preferohet përvoja me fushatat e marketingut të produkteve bankare dhe financiare;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Zotësi e përdorimit të aplikacioneve të Microsoft Office, duke përfshirë Excel, Word dhe Power Point;
  • Aftësi e demonstruar në caktimin e prioriteteve të detyrave dhe menaxhimin e kohës në mënyrë efektive;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të kryer detyrat me mbikëqyrje minimale.

Periudha e punës 

Specialisti për marrëdhënie me publikun dhe marketing do të punojë me orar të plotë. Kohëzgjatja e kontratës pritet të fillojë në 01 qershor 2021 deri në fund të përfundimit të projektit më 31 Dhjetor 2023.

Raportimi 

Specialisti për marrëdhënie me publikun dhe marketing do t’i raportojë koordinatorit të Projektit / Drejtorit Menaxhues të FKGK-së dhe do të parashtrojë evidencat e vijueshmërisë në punë për të llogaritur ditët e punuara gjatë muajit kalendarik.

Procesi i përzgjedhjes 

Individët që përmbushin kërkesat e përvojës dhe kualifikimeve do të përzgjidhen sipas dispozitave të Rregulloreve të Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit e Financimit për Projekte të Investimeve, nga korriku i vitit 2016, të rishikuara në Nëntor 2017, pas procesit të hapur të konkursit.

Konsulentët e interesuar individualë mund të marrin informacione të mëtejshme në adresën më poshtë gjatë orarit të punës: 08:00-16:00 (nga e hëna në të premte).

Shprehja e interesimit duhet të dorëzohet me shkrim ose me e mail, në adresën më poshtë deri me datë 10 Maj 2021.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK)

Adresa: Rruga Njazi Alishani nr. 5
10000 Prishtinë, Kosovë,
E-mail: procurement@fondikgk.org

Listime të ngjashme

28/07/2021
27/07/2021
26/07/2021