Specialist/e Ofertimi

InfoSoft Systems e1648559240800
Infosoft Systems
Publikuar
29/03/2022
Skadon
10/04/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Infosoft Systems Prishtine shpk, kërkon te punësoj:

Specialist/e Ofertimi

Specialist/e ofertimi është punonjësi/e përgjegjës për procesin e përpilimit të ofertës nga momenti i identifikimit të kërkesës së klientit deri në realizim dhe dorëzim të oferimit të dokumentuar sipas kërkesës dhe brenda afateve të kërkuara, duke u bazuar ne procedurat, instruksionet dhe rregulloret e kompanisë.

Detyra dhe Pergjegjesi:

  • Njeh shume mirë legjislacionin e prokurimeve (ligj, udhëzime, etj).
  • Njeh shumë mirë faqen elektronike të e-prokurimi.
  • Njeh shumë mirë mënyrat e ofertimit dhe dokumentat e tenderit (Tender/Projekt/Kuotim)
  • Shfaq aftësi në të kuptuarit e specifikimeve teknike të produkteve/shërbimeve të kërkesë
  • Organizon me efikasitet proceset e punës për realizim te suksesshëm të ofertimit (ne kohë dhe saktësi).
  • Qëndrim proaktiv: Aktiv dhe bashkëpunues me superiorët duke dhënë mendime dhe ide për përmirësimin e punës dhe procedurave operacionale

Kërkesa për kandidatët:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta. (Juridik, Ekonomik ao shkenca ekzakte etj.)
  • Eksperiencë pune në pozita analoge.
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, power point etj.)
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Të jete i/e disponueshme për të punuar me orare të zgjatura
  • Të jetë i/e shkathët dhe komunikativ

Benefite

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore.
  • Orari i punës: orar i rregullt i punës.
  • Pagë konkurruese në treg.
  • 20 ditë pushim vjetor në vit, përfshir të gjitha pushimet  tjera sipas legjislacionit në fuqi.
  • Sigurim Shëndetësor për punonjësit e kompanisë.
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV- in, si  dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: hr@infosoftsystems-ks.com, deri me date 10.04.2022

Shpalljet e ngjashme

20/05/2022
Mjekë Specialistë (5)   Prishtinë
19/05/2022
19/05/2022