
Përshkrimi
Në mbështetje të nenit 8 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr 037L-212 e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, nenit 4 i Udhëzimit Administrativ Nr.0772017, Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe neni 15, Statutit të Q.K.M.F në Istog shpall:
KONKURS I PËRSERITUR
Për plotësimin e vendeve te lira të Punës:
Titulli i vendit të punës: Specialist i Mjekësisë Familjare
Numri i Referencës: 1263172020
Numri i ekzekutuesve: 1 (një)
Niveli i pagesës: 8.4
Kategoria funksionale: Niveli Profesional
Periudha e kontratës është: Në kohë të pacaktuar,(6 Muaj Periudha Provuese)
Orari i Plotë: 40 orë në javë.
Lloji i pozites: I karrierës.
Punët dhe detyra
- Ndihmon dhe siguron mirësjellje e kujdes të veçantë në lëmin të cilën është trajnuar,
- Mbanë evidencën e rregullt të dokumentacionit mjekësorë, kartelën e pacientit si dhe dokumente tjera,
- Jep udhëzime me shkrim dhe me gojë për trajtime të pacientit,
- Mbanë kujdestarinë sipas radhës,
- Është mbikëqyrës dhe përcjellë në vazhdimësi gjendjen shëndetësore të familjes,
- Ndihmon në preventimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve duke këshilluar pacientet në
lidhje me dietë, ushqim, higjienë dhe shëndet në përgjithësi.
Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare- Fakulteti i Mjekësisë ( specializimi nga Mjekësia
Familjare)
Aftësiti përvoja dhe atributet e tjera:
- Minimum stazhi i Obliguar Profesional:
- Të jetë i licencuar:
- Përvoja e punës e dëshirueshme:
- Shkathtësi për komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit,
- Shkathtësi hulumtuese, analitike vlerësuese dhe dhënja e këshillave profesionale:
- Aftësi për përmbushjen e detyrave dhe punëve nën presion.
- Njohja e punës me kompjuter e dëshirueshme 5
Dokumentet c kërkuara:
- Diploma e Fakultetit të Mjekësisë:
- Të jetë e licensuar:
- Dëshmi për përvojen e punës nëse ka:
- Dokumenti i Identifikimit:
- Çertifikata që nuk jeni nën hetime.
2. Titulli i vendit të punës: Mjek-e i/e Mjekësisë së Përgjithshme
Numri i referencës: 1263172020
Numri i Ekzekutuesve 1 (një)
Niveli i Pagës: Koeficienti 7.2
Kohëzgjatja e Emërimit: Më afat te pacaktuar(përudha provuese 6 muaj)
Orët e Punës: 40 Orë
Puna Provuese : 6 muaj
Punët dhe detyrat:
- Sigurimi i shërbimeve shëndetësore në mbrojtjen parësore:
- Kujdesi për shëndetin e pacientëve, përshkruan dhe administron tretmanët, medikamentet dhe i zbaton masat tjera shëruese:
- Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve duke këshilluar pacientët dhe popullatën në lidhje me pastërtinë dhe shëndetin në përgjithësi:
- Jep udhëzime me shkrim dhe me gojë për trajtim të pacientit:
- Përshkruan dhe administron medikamente,
- Udhëzon pacientët të specialistët mjekësorë dhe shkëmben të dhënat relevante mjekësore
- Përpilon me shkrim raportet lidhur me punën dhe veprimet e tij:
- Ndërmerr aktivitetet për edukimin shëndetësorë të popullatës:
- Kryen dëtyra të tjera ashtu si kërkon mbikqyrësi në mbarëvajtjen e punës ku është i punësuar:
- Ndihmon dhe siguron mirësjellje e kujdes të veqant në lëmin në të cilin është trajnuar
- Mban kujdestarinë sipas radhës dhe kryen punë të tjera sipas kërkesës së eprorit:
- Kryen detyra të veçanta në lidhje me profesionin e tij.
Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare- Fakulteti i Mjekësisë drejtimi Mjekësia e Përgjithshme.
Aftësiti përvoja dhe atributet e tjera:
- Minimum stazhi i Obliguar Profesional:
- Të jetë i licencuar,
- Përvoja e punës e dëshirueshme:
- Shkathtësi për komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit:
- Shkathtësi hulumtuese, analitike vlerësuese dhe dhënja e këshillave profesionale,
- Aftësi për përmbushjen e detyrave dhe punëve nën presion.
- Njohja e punës me kompjuter e dëshirueshme :
Dokumentet e kërkuara:
- Diploma e Fakultetit të Mjekësisë:
- Licencën e punës:
- Dëshmi për përvojen e punës nëse ka:
- Certifikatën e lindjes:
- Certifikata që nuk jeni nën hetime.
Të drejtë për punësim kanë të gjithë përsonat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës,
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit.
Kandidatët e interesuar mund ti marrin aplikacionet çdo ditë pune , në Qendrën Kryesore të
Mjekësisë Familjare —Istog -Zyra e Shërbimit Juridik dhe aplikacionet e plotësuara dorëzohen në të njejtën zyre.
Me Kandidatët të cilët kanë konkuruar, do të mbahët intervista nga komisioni .
Për datën dhe kohën e mbajtjes së intervistës, kandidatët do të njoftohen me kohë.
Vërejtje: Dokumentet e pakompletura, si parashtrimi i kërkesave pas skandimit të afatit të
përcaktuar, nuk do të shqyrtohen.