Specialist/e i/e Sektorit të Energjisë 

64x64 kosovo logo 150x150 1
Zyra e Kryeministrit
Publikuar më
03/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nevojës për krijimin e një ekipi të përkohshëm për zhvillimin e programit Kompakt ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së, shpallen këto pozita për angazhimin e ekspertëve:

Një (1) Specialist i Sektorit të Energjisë
Numri referues: OPM-ZSM-003

Kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë universitare në fushën e inxhinierisë, planifikimit, administrimit, menaxhimit të projekteve apo në ndonjë fushë tjetër relevante profesionale.
  • Përvojë pune profesionale afërsisht tetë (8) vjeçare në menaxhimin e projekteve që përfshijnë sektorin e energjisë, me aftësi të demonstruar për zbatimin e projekteve të mëdha dhe komplekse në fushën e inxhinierisë brenda afateve të ngushta kohore. Njohuritë për aspekte të ndryshme të zhvillimit të projektit, përfshirë studimet e para-fizibilitetit dhe studimet e fizibilitetit, vlerësimit të kostos dhe mbikëqyrjen e dizajnit dhe/ose ndërtimit, janë të preferueshme.
  • Njohuri të detajuara për politikat e sektorit të energjisë, institucionet politikë-bërëse, kompanitë energjetike dhe industrinë ndërtimore në Kosovë. Njohuritë për strategjinë, master planin dhe/ose planin për investime strategjike në sektorin e energjisë janë të preferueshme.
  • Aftësi të demonstruara për të ndërvepruar në mënyrë efikase dhe konstruktive me hartuesit e politikave publike, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët teknikë dhe të ndërtimtarisë dhe Palët e Ndikuara nga Projekti (PNP-të).
  • Shkathtësi të fuqishme të komunikimit verbal dhe me shkrim.

Përshkrimi i përgjegjësive kryesore:

  • Udhëheq diskutimet e detajuara për “shkaqet rrënjësore”, të cilat janë shkak i kufizimeve detyruese mbi rritjen ekonomike në sektorin e energjisë, duke punuar në koordinim të ngushtë me hartuesit e politikave qeveritare, ekspertët e jashtëm, stafin e institucioneve ndërkombëtare donatore dhe akterët tjerë.
  • Në emër të Ekipit për Zhvillimin e Kompaktit, udhëheq përkufizimin e problemeve kritike me të cilat përballet sektori i energjisë, identifikimin e strategjive të mundshme zbutëse dhe hartimin e Koncept Notës që i shpjegon këto, në përputhje me udhëzimin e MCC.
  • Në emër të Ekipit për Zhvillimin e Kompaktit, udhëheq identifikimin e koncepteve të mundshme të projektit dhe hartimin e Koncept Dokumentit ku propozohen ndryshimet në politika, ato ligjore, rregullatore apo institucionale apo investimet publike apo private të nevojshme për suksesin e këtyre projekteve, në përputhje me udhëzimin e MCC.
  • Udhëheq dhe menaxhon hartimin e Termave të detajuara të Referencës (TeR-ve) për studimet e fizibilitetit, vlerësimet e ndikimit mjedisor apo social, apo dizajnin paraprak që mund të jetë i nevojshëm për përgatitjen e projekteve dhe avancimin e procesit të zhvillimit të Kompaktit.
  • Ofron udhëzime të detajuara dhe konstruktive për konsulentët që mund të angazhohen për ofrimin e analizave të detajuara sektoriale apo institucionale, studime të fizibilitetit, vlerësime të ndikimit mjedisor apo social, apo dizajne paraprake, në bashkëpunim me akterët kyç dhe MCC, dhe siguron qasjen e konsulentëve në të gjithë zyrtarët qeveritarë, institucionet, anëtarët e stafit dhe të dhënat dhe informacionet që janë të nevojshme për realizimin e punës së tyre me sukses dhe në kohë.
  • Shqyrton dhe jep komente mbi rezultatet e studimeve të fizibilitetit, vlerësimeve të ndikimit mjedisor dhe social, apo punës për dizajnin paraprak – përfshirë planet e punës, afatet kohore dhe rezultatet thelbësore – për të siguruar se të gjitha rreziqet teknike, çështjet dhe shqetësimet adresohen në mënyrë të duhur dhe të plotë.
  • Krijon, ruan dhe shfrytëzon në mënyrë efikase marrëdhëniet me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe ministritë, departamentet apo agjencitë qeveritare që janë përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe zbatimin e politikave, ligjeve dhe rregulloreve në sektorin e energjisë në Kosovë.
  • Ndihmon në vlerësimin gjithëpërfshirës të kapacitetit teknik dhe menaxhues të ministrive, departamenteve apo agjencive qeveritare apo kompanive publike që mund të përfshihen në mbikëqyrjen, menaxhimin apo zbatimin e projekteve të propozuara.
  • Shërben si pikë kryesore e kontaktit ndërmjet Ekipit të Kosovës për Zhvillimin e Kompaktit dhe Grupit të Praktikës të MCC për Energjisë dhe siguron rrjedhën adekuate të informacioneve të nevojshme për informim të duhur të MCC për progresin, çështjet dhe rreziqet.

Niveli i përpjekjes:

Pozita e Specialistit të Sektorit të Energjisë duhet të jetë Ekuivalent me Orar të Plotë (FTE) gjatë procesit të zhvillimit të kompaktit.

INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT NË LIDHJE ME APLIKIMIN PROCEDURAT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kandidatët për pozitat e lartpërmendura duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV
  • Letër motivimi.
  • Dokumentacionin e paraparë për sa i përket punësimit (dëshmi të kualifikimit profesional, të përvojës së punës, referencat etj. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të vërtetohen nga MASHT-i).
  • Certifikatë (dëshmi) se nuk është nën hetim.
  • Shtetas i Kosovës (kopja e pasaportës ose e letërnjoftimit).

Konkursin me të dhënat e aplikimit mund ta gjeni në ueb faqen: http://www.kryeministri-ks.net

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në  adresën elektronike e-mailin zyrtar personeli.zkm@rks-gov.net

Dokumentacioni i pakompletuar me informatat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kohëzgjatja e kontratës për angazhimin e ekspertëve është 6 muaj.

Pagesa për angazhimin e ekspertëve është e negociueshme.

Afati i fundit për të aplikuar është nga 03 /07/2020 deri më 13 /07/2020.

Kërkesat e dërguara pas afatit të fundit për aplikim nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutem thirrni në këtë numër: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

Listime të ngjashme

Roje Pyelli (2)   Vushtrri e re
02/10/2020
Field Monitoring Officer   Prishtinë
30/09/2020
29/09/2020
29/09/2020