Specialist/e i/e Rishikimit dhe Akreditimit të Programit

64x64 YIHR
Youth Initiative for Human Rights Kosovo
Publikuar më
16/11/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

YIHR KS po kërkon një Specialist/e për të përfunduar procedurën e rishikimit dhe akreditimit të Programit për të Drejtat e Njeriut.

Titulli: Specialist i Rishikimit dhe Akreditimit

Kontrata: Kontratë për shërbime

Objektiva e projektit 

Qëllimi i projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” është që të fuqizojë të rinjtë që të kërkojnë drejtësi dhe të bëhen pjesëmarrës aktivë në sektorin e drejtësisë në Kosovë. Projekti ka tre objektiva: të promovojë një program të qëndrueshëm dhe kreativ të edukimit për të drejtat e njeriut mbi të drejtat, qasjen në drejtësi, mekanizmat e llogaridhënies dhe reformën ligjore; rritjen e kapaciteteve dhe mendimit kritik të studentëve të drejtësisë dhe të rinjve në përgjithësi në lidhje me sektorin e drejtësisë; rritjen e dialogut, përgjegjshmërisë dhe transparencën e sektorit të drejtësisë ndaj qytetarëve përmes aktiviteteve të drejtuara nga të rinjtë.

Në këtë drejtim YIHR KS ka zhvilluar një “Program për të Drejtat e Njeriut” për të shërbyer si program për trajnimin e trajnerëve nga rajone të ndryshme të Kosovës.

Prandaj, ne jemi në kërkim të një specialisti/e për të rishikuar programin dhe për të përgatitur dokumentet e kërkuara për akreditimin e “Programit të të Drejtave të Njeriut” në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Qëllimi i detyrave

Zhvillimi i dokumentacionit që kërkohet për procedurën e akreditimit të “Programit për të Drejtat e Njeriut” i zhvilluar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS).

Detyrat dhe përgjegjësitë

Përgjegjësite kryesore të specialistit/es janë:

  • Rishikimi i “Programit të të Drejtave të Njeriut” bazuar në kriteret e akreditimit të përcaktuara nga MASHTI;
  • Plotësimi i aplikacionit për akreditim, rishikimi dhe dorëzimi në MASHTI;
  • Monitorim i procesit të akreditimit dhe mbajtja e komunikimit me MASHTI;
  • Zhvillimi i manualit për përdorim të “Programit mbi të Drejtat e Njeriut”.

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare në arsim, shkenca shoqërore ose një fushë tjetër relevante;
  • Njohuri mbi procedurat e akreditimit të programeve;
  • Prapavi profesionale në fushën e kërkimit dhe zhvillimit të kurrikulave;
  • Aftësi të mira analitike;
  • Njohuri profesionale të gjuhës shqipe dhe angleze. Njohja e gjuhës serbe do të konsiderohet përparësi;

Udhëzime për aplikim

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme deri më 27 nëntor 2021 në apply@yihr.org:

  • CV;
  • Letër motivuese;
  • Propozimi financiar për angazhim 10 ditë;
  • Metodologjia dhe plani i punës;
  • Kontaktet për 2 referenca;
  • Shembuj të punëve paraprake, e preferueshme në të njëjtën fushë si ky angazhim.

 

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

02/12/2021
Programme Assistant   Prishtinë
29/11/2021