Specialist/e i/e Performancës Sociale dhe Mjedisit

64x64 kosovo logo 150x150 1
Zyra e Kryeministrit
Publikuar më
03/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nevojës për krijimin e një ekipi të përkohshëm për zhvillimin e programit Kompakt ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së, shpallen këto pozita për angazhimin e ekspertëve:

Një  (1) Specialist i Performancës Sociale dhe Mjedisit (ESP)
Numri referues: ZKM-ZSM-006 

Gjatë zhvillimit të Programit Kompakt, secili vend i kualifikuar duhet të vlerësojë çështjet mjedisore dhe sociale dhe ndikimet në procesin e identifikimit, zhvillimit dhe hartimit të projekteve të mundshme. Specialisti Mjedisor dhe Social do t'i udhëheqë këto përpjekje përmes organizimit, menaxhimit dhe mbështetjes së angazhimit me ekspertë dhe organizata që përfaqësojnë interesat kombëtare brenda sektorëve të mjedisit dhe social. Kjo do të përfshijë mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave në lidhje me dimensionet mjedisore dhe sociale të zhvillimit ekonomik; identifikimin e kufizimeve kyçe mjedisore dhe sociale që pengojnë përfitimet afatgjata dhe të qëndrueshme të projekteve të propozuara; dhe identifikimin e mundësive për të përmirësuar ose zgjeruar rezultatet e projektit përmes ndërhyrjeve mjedisore ose sociale. 

Për më tepër, Specialisti do të sigurojë që konsideratat e duhura për performancën mjedisore dhe sociale, siç përcaktohen në Standardet e Performancës së IFC-së, Udhëzimet e Mjedisit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), dhe Legjislacionin Mjedisor dhe Social të Qeverisë së Kosovës (QK) përfshihen në studimet dhe vlerësimet e kryera gjatë procesit të zhvillimit të kompaktit. Në këtë drejtim, Specialisti Mjedisor dhe Social i Kosovës do të luajë një rol kryesor në planifikimin dhe hartimin e programit të kompaktit.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në shkenca natyrore, politika/planifikim/menaxhim të burimeve natyrore ose mjedisore, inxhinieri ose fushë tjetër profesionale përkatëse.
  • Përafërsisht tetë ose më shumë vjet përvojë profesionale me përgatitjen, rishikimin, menaxhimin ose mbikëqyrjen e lejeve mjedisore ose vlerësimet e ndikimit mjedisor dhe social. Preferohet përvoja paraprake në punën me projekte të financuara nga organizata ndërkombëtare ose donatorë ndërkombëtarë.
  • Njohuri mbi ligjet dhe rregulloret mjedisore të QK-së, veçanërisht ato që lidhen me vlerësimet e ndikimit mjedisor dhe social, blerjen e tokës dhe zhvendosjen, shëndetin dhe sigurinë publike, konsultimet publike dhe me çështje gjinore.
  • Përvojë me standardet, udhëzimet dhe politikat mjedisore nga organizatat ndërkombëtare ose donatorët ndërkombëtarë. Preferohen njohuritë mbi Politikën Operative të Bankës Botërore (OP) 4.12 dhe/ose Standardet e Performancës së Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC).
  • Aftësi të dëshmuar për të ndërvepruar në mënyrë konstruktive me politikë-bërësit publikë, organizatat e shoqërisë civile, ekspertë teknikë dhe të inxhinierisë dhe palë të tjera të prekura nga kompakti.

Përshkrimi i përgjegjësive: 

  • Në emër të Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt, udhëheq identifikimin dhe dokumentimin e "shkaqeve rrënjësore" mjedisore dhe sociale që mund të mbështesin kufizimet detyruese të identifikuara gjatë fazës së vlerësimit të vendit dhe identifikimin dhe dokumentimin e rreziqeve të mundshme mjedisore dhe sociale, çështjeve dhe shqetësimeve që lidhen me konceptet e projektit të propozuar.
  • Zhvillon dhe rishikon Termat e Referencës (TeR) për çdo studim të fizibilitetit, vlerësimet e ndikimit mjedisor dhe social, ose punë paraprake të hartimit për të siguruar që ato do të jenë në përputhje me të gjitha politikat, ligjet dhe rregulloret përkatëse mjedisore dhe sociale të QK-së; Udhëzimet Mjedisore të MCC; dhe, çdo pjesë të rëndësishme të Standardeve të Performancës së Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC).
  • Rishikon dhe komenton mbi rezultatet e studimeve të fizibilitetit, vlerësimeve të ndikimit mjedisor dhe social, ose punëve paraprake të dizajnit për të siguruar që të gjitha rreziqet, çështjet dhe shqetësimet mjedisore të trajtohen në mënyrë të duhur dhe të tërësishme.
  • Krijon, ruan dhe shfrytëzon në mënyrë efektive marrëdhëniet me ministritë përkatëse, departamentet dhe agjencitë (p.sh. MMPH, AKMM, DKA, AKEE, MSH, IKSHP, etj.) ose agjencitë e tjera përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe zbatimin e politikave mjedisore dhe sociale, ligjeve dhe rregulloreve në Kosovë.
  • Ndihmon në vlerësimin gjithëpërfshirës të kapaciteteve të menaxhimit mjedisor dhe social të çdo ministrie, departamenti ose agjencie qeveritare ose të ndonjë kompanie publike që mund të përfshihen në mbikëqyrjen, menaxhimin ose zbatimin e ndonjë projekti të propozuar.
  • Ndihmon në organizimin dhe menaxhimin e konsultimeve periodike me ekspertë, palë të interesuara dhe palë të mundshme të prekura nga projekti, sipas nevojës, dhe të përshtatshme për të siguruar shkëmbimin transparent të informacioneve në lidhje me procesin e zhvillimit kompakt dhe për çdo koncept të projektit të propozuar.
  • Shërben si pikë kryesore e kontaktit midis Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt të QK dhe ekipit të Performancës Mjedisore dhe Sociale të MCC (ESP), dhe siguron rrjedhën e duhur të informacionit siç është e nevojshme për ta mbajtur MCC mirë të informuar për progresin, çështjet dhe rreziqet.

Niveli i përpjekjes:

Mesatarisht, roli i Specialistit Mjedisor dhe Social duhet të zërë afërsisht 50-75 për qind të një ekuivalenti me kohë të plotë (FTE) gjatë procesit të zhvillimit të kompaktit. Kontributet më të mëdha nga Specialisti do të nevojiten gjatë hulumtimit dhe analizës së projekteve të mundshme; dhe përpunimit, zhvillimit të mëtutjeshëm dhe hartimit të projekteve të propozuara. Nëse konsulentët e jashtëm janë të angazhuar të kryejnë studime të fizibilitetit dhe vlerësime të ndikimit në mjedis, ky nivel i angazhimit mund të rritet pasi pranohen raporte dhe rezultate të tjera.

INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT NË LIDHJE ME APLIKIMIN PROCEDURAT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kandidatët për pozitat e lartpërmendura duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV
  • Letër motivimi.
  • Dokumentacionin e paraparë për sa i përket punësimit (dëshmi të kualifikimit profesional, të përvojës së punës, referencat etj. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të vërtetohen nga MASHT-i).
  • Certifikatë (dëshmi) se nuk është nën hetim.
  • Shtetas i Kosovës (kopja e pasaportës ose e letërnjoftimit).

Konkursin me të dhënat e aplikimit mund ta gjeni në ueb faqen: http://www.kryeministri-ks.net

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në  adresën elektronike e-mailin zyrtar personeli.zkm@rks-gov.net

Dokumentacioni i pakompletuar me informatat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kohëzgjatja e kontratës për angazhimin e ekspertëve është 6 muaj.

Pagesa për angazhimin e ekspertëve është e negociueshme.

Afati i fundit për të aplikuar është nga 03 /07/2020 deri më 13 /07/2020.

Kërkesat e dërguara pas afatit të fundit për aplikim nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutem thirrni në këtë numër: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

Listime të ngjashme

Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Gjakovë e re
24/09/2020
Senior Programme Manager    Prishtinë e re
23/09/2020