Specialist/e i/e mjekësisë emergjente

kacanik
QKMF Kaçanik
Publikuar më
03/05/2021
Qyteti
Kaçanik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06JL-114 për zyrtarët publikë dhe nenit 8 të Ligjit të punës Nr.037L-212, Udhëzimit Administrativ Nr. 0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik më datë 02.04.2021 rishpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË SHËRBIMIN PUBLIK

Titulli i vendit të punës: SPECIALIST I MJEKËSISË EMERGJENTE
Nuri i pozitave: Një (1)
Koeficienti/Grada: H-65911
Drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale
Njësia/sektori: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dëshmoret e Lirisë”

Pershkrimi i pergjithshem i detyrave te punes:

  • Aplikimi i njohurive te reja dhe risive ne diagnostifikim dhe mjekim të sëmundjeve
  • Kryen vizita shëndetësore në njësinë e urgjencës në QKMF dhe në teren
  • Ofron shërbime shëndetësore urgjente për pacientët e të gjitha moshave dhe ndërmerr masa terapeutike nga lëmia e mjekësisë emergjente si dhe i udhëzon për nivelin sekondar dhe terciar
  • Plotëson fletëzat kompjuterike si dhe të dhënat e tjera të pacientëve në të dhënat softuerike
  • Raportimi me kohë i sëmundjeve infektive dhe raportime tjera sipas kërkesës së menaxherëve
  • Merr pjesë në mbledhje, trajnime dhe aktivitete e ZHVP-së
  • Kryen edhe detyra tjera të pëcaktuara me legjislacionin në fuqi nga fusha e mjekësisë emergjente

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik janë

  • Të jetë shtetas i Republikës se Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t'i plotësojnë edhe këto kërkesa:

  • Diplomë universitare në Mjekësi- Specializimi në Mjekësi emergjente
  • Të jetë i regjistruar dhe i licencuar
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Vord, Excel, etj.)

Kohëzgjatja e emërimit: pa afat të caktuar

Formularët e aplikimit merren dhe dorëzohen në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë dhe në web-faqen komunale

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë duke filluar prej datës 03.05.2021 deri më 17.05.2021

Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin si në vijim:

  • Kopjen e vërtetuar të Diplomës,
  • Kopja e letërnjoftimit, ekstrakin e lindjes, dëshminë se nuk është nën hetime
  • Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )

Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore publikon listen e kandidatëve fitues në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe vveb-faqen komunale

“Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj”:

“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”,

Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes
aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre.

Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.

Listime të ngjashme

02/08/2021
Doktor Stomatolog   Malishevë
30/07/2021
30/07/2021