Specialist/e i/e Financave

64x64 kosovo logo 150x150 1
Zyra e Kryeministrit
Publikuar më
02/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nevojës për krijimin e një ekipi të përkohshëm për zhvillimin e programit Kompakt ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së, shpallen këto pozita për angazhimin e ekspertëve:

Një (1) Specialist i Financave
Numri referues: OPM-ZSM-008

Kualifikimet:

  • Diplomë bachelor në kontabilitet/financa ose fushë përkatëse;
  • Të paktën pesë (5) ose më shumë vjet përvojë progresive në menaxhim të financave, mundësisht në zhvillimin ndërkombëtar dhe me organizatat qeveritare dhe agjencitë e donatorëve; preferohet niveli i masterit;
  • Përvojë në menaxhimin e proceseve të menaxhimit financiar, mundësisht me ndihmën e partnerit zhvillimor;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, koordinimi; aftësi të demonstruara për të bashkëvepruar dhe bashkëpunuar me njerëz nëpër departamente, sektorë dhe institucione;
  • Aftësi të mira kompjuterike për të përfshirë aplikacionet e Microsoft Office (MS Word, MS Excel, MS PowerPoint, etj.) dhe aftësi për të përdorur dhe shfrytëzuar internetin.
  • Rrjedhshmëri në të shkruar dhe të folur në gjuhën angleze.

Përshkrimi i përgjegjësive kryesore:

  • Shërben si Pikë Kontakti për rishikimin dhe hetimin financiar dhe kontabël të MCC në lidhje me fondet e Grantit të IE-së të menaxhuara nga Qeveria e Kosovës; bashkëpunon ngushtë me Drejtorin e Shërbimeve Financiare të Programit të MCC;
  • Shërben si kujdestar kryesor i të gjitha listave të pagave, kontabilitetit dhe regjistrave të menaxhimit financiar;
  • Rishikon regjistrin e orëve të punës, listën e pagave dhe bën rregullimet e kërkuara të taksave, paradhënieve, fondit të pensionit;
  • Rishikon dhe verifikon një gamë të transaksioneve (përfshirë disbursimet, transferimet, etj.) dhe siguron që Parimet e Kostos të MCC dhe udhëzimet e tjera të financave dhe kontabilitetit të MCC janë respektuar siç duhet, si dhe dokumentacioni është aktual dhe i saktë për të mbështetur raportimin dhe aktivitetet e auditimit;
  • Monitoron buxhetet dhe fluksin ditor të parasë së gatshme duke siguruar që çështjet e shpenzimeve të larta/shpenzimeve të ulëta janë parashikuar dhe se masat përmirësuese janë ngritur për menaxhmentin;
  • Mbikëqyr përgatitjen dhe organizimin e dokumentacionit të financave dhe kontabilitetit për buxhetimin, raportimin dhe aktivitetet e auditimit, duke siguruar që informacioni është i saktë dhe i gjurmueshëm;
  • Konsolidon dhe mirëmban dokumentacionin për çështjet dhe praktikat më të mira për të mbështetur aktivitetet e përmirësimit të procesit; dhe
  • Është i gatshëm për të kryer detyra dhe përgjegjësi të tjera për zyrën jashtë orarit të punës.

Rezultatet

  • Është plotësuar regjistri i orëve të punës, të dhënat mbi pagat dhe informatat mbi mbajtjet në burim, si dhe është realizuar regjistrimi dhe procesimi i pagave dhe mbajtjeve të zbatueshme për stafin dhe këshilltarët;
  • Është përgatitur dokumentacioni për menaxhim financiar dhe kontabilitet për buxhetim, raportim dhe aktivitete të auditimit, duke siguruar që informatat janë të sakta dhe të gjurmueshme
  • Është bërë mirëmbajtja dhe renditja e dosjeve të të gjithë dokumentacionit mbështetës për të gjitha aktivitetet përgjegjëse të menaxhimit financiar; janë vënë në dispozicion sipas kërkesës;
  • Të gjitha kërkesat e MCC për të dhëna për të mbështetur llogaridhënien dhe mbikëqyrjen e menaxhimit financiar.

Stafi homolog:

SMF (Specialisti për Menaxhimin e Financave) do të punojë drejtpërdrejt me Drejtorin e PFS-së pranë MCC për Programin Kompakt.

INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT NË LIDHJE ME APLIKIMIN PROCEDURAT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kandidatët për pozitat e lartpërmendura duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV
  • Letër motivimi.
  • Dokumentacionin e paraparë për sa i përket punësimit (dëshmi të kualifikimit profesional, të përvojës së punës, referencat etj. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të vërtetohen nga MASHT-i).
  • Certifikatë (dëshmi) se nuk është nën hetim.
  • Shtetas i Kosovës (kopja e pasaportës ose e letërnjoftimit).

Konkursin me të dhënat e aplikimit mund ta gjeni në ueb faqen: http://www.kryeministri-ks.net

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në  adresën elektronike e-mailin zyrtar personeli.zkm@rks-gov.net

Dokumentacioni i pakompletuar me informatat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kohëzgjatja e kontratës për angazhimin e ekspertëve është 6 muaj.

Pagesa për angazhimin e ekspertëve është e negociueshme.

Afati i fundit për të aplikuar është nga 03 /07/2020 deri më 13 /07/2020.

Kërkesat e dërguara pas afatit të fundit për aplikim nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutem thirrni në këtë numër: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

Listime të ngjashme

22/10/2020
22/10/2020
Legal Specialist   Prishtinë
20/10/2020