Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore

KEDS Energy e1629815520926
KEDS Energy
Publikuar
22/06/2022
Skadon
28/06/2022
Lokacioni
Prishtinë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë të punës në Departamentin e Burimeve Njerëzore, KEDS SH.A. më datë 21.06.2022 shpall konkurs pune:

Pozicioni i punës: Specialist i Burimeve Njerëzore (1)

Lokacioni: Prishtinë, Drejtoria Qendrore

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Përgatit dokumentacione dhe raporte në përputhje me nevojat e BNj;
  • Mirëmban në mënyrë të duhur sistemin e dosjeve dhe organizimit të të dhënave dhe dokumenteve të BNj;
  • Ofron mbështetje vazhdimisht gjatë proceseve të rekrutimit;
  • Ndihmon në përditësimin e saktë të të dhënave në sistemet e BNJ për punësimet e reja, largimet, ndryshimet e punonjësve dhe informacione të tjera të stafit;
  • Përgatit dhe kontrollon dokumentacionin për llogaritjen e pagave të punëtorëve;
  • Përgatit raporte statistikore sipas nevojave dhe kërkesave të Departamentit;
  • Përmirëson proceset e BNj dhe ruan konfidencialitetin e të gjitha të dhënave të punonjësve;
  • Mbështet stafin e Departamentit për realizimin e operimeve ditore;
  • Kryen edhe detyra tjetra që i caktohet nga Menaxheri dhe Drejtori i Departamentit.

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, Burime Njerëzore, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
  • Minimum 2 vite përvojë pune në Burimeve Njerëzore ose pozita përkatëse të burimeve njerëzore/administrative;
  • Aftësi efektive të komunikimit me shkrim dhe verbal me vëmendje të madhe ndaj detajeve;
  • Aftësi për të menaxhuar detyra të shumta dhe për t'i dhënë përparësi detyrave në mënyrë efektive;
  • Njohuri të forta të ligjeve, rregullave dhe/ose rregulloreve të vendit që ndikojnë në burimet njerëzore dhe punët administrative;
  • Aftësi të shkëlqyera të MS Office dhe programe të tjera që mund të jenë të nevojshme gjatë punës;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze (me shkrim dhe verbale).

SI TË APLIKONI?

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:

1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/

2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit:
hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:

  • CV;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
  • Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.

Aplikimi është i hapur deri më datë: 27.06.2022, në ora 16:00.

SHËNIME ME RËNDËSI:

  • KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...