
Përshkrimi
Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës INFRAKOS Sh.A. me qëllim të shfrytëzimit të pronës për qëllime komerciale dhe për të iu dhënë mundësi të gjithë të interesuarave për të aplikuar, publikon këtë shpallje publike për dhënien e pronës me qira.
Prona për dhënie me qira përbëhet nga hapësira të hapura dhe objekte të ndryshme të cilat gjenden kryesisht përgjatë vijave hekurudhore në vende të ndryshme si: Prishtinë, Ferizaj, Fushë Kosovë, Klinë, Pejë, Mitrovicë, Lipjan, Xërxë, Kaçanik, Podujevë dhe disa vende tjera. Për më shumë informacione dhe detaje tjera rreth pronave që mund të jepen me qira, ju lutem referojuni linkut www.infrakos.com (Shërbimet – Departamenti i Pronës) gjendet dokumenti me informacione për pronat për të cilat mund të aplikoni).
Mënyra e shfrytëzimit dhe kushtet tjera, duke përfshirë edhe ato financiare janë të përcaktuara me rregulloren e brendshme për dhënien e pronës me qira. Përzgjedhja e qiramarrësve do të bëhet në bazë të kushteve më të mira financiare të ofruara, projekteve ideore dhe kushteve tjera teknike.
Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë personat juridik për pronat e caktuara dhe personat fizik. Ata të cilët marrin pjesë sipas shpalljes publike duhet që te bashkëngjisin dokumentacionin si vijon:
Personat juridik:
- Planin e biznesit së bashku me planin ideor te objektit të përkohshëm (tipi montazh) si dhe përshkrimin e veprimtarisë qe planifikon të zhvilloj në pronë të Infrakos-it;
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit;
- Certifikata e numrit fiskal;
- Certifikatën – deklarues i TVSH-së;
- Kopjen e Letërnjoftimit të përfaqësuesit të firmës;
- Adresën e selisë së firmës;
- Adresën e banimit të përfaqësuesit të firmës;
- Deklaratën me shkrim të paraqitësit të kërkesës që vullnetarisht dhe me shpenzime të veta e pa kompensim do ta largoi objektin montazh të përkohshëm të ndërtuar në momentin kur kompanisë Infrakos i nevojitet të ketë qasje në atë pronë
- Deklaratën për saktësinë e informacioneve të dhëna nga aplikanti;
- Të jetë deklarues tatimit në ATK;
- Aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet oferta financiare se me çfarë tarife dëshirojnë ta marrin pronën me qira
- Oferta do të vlerësohet sipas planit të biznesit më të mirë dhe çmimit më të favorshëm për ndërmarrjen. Ofertat të cilat janë nën çmimin e tarifës zyrtare të Infrakos-it nuk pranohen
- Ofertat që nuk mund të realizohen - zbatohen në praktikë do të refuzohen,
- Ofertat duhet të jene në përputhje me planet urbanistike të Komunave dhe se ofertuesit mbajnë përgjegjësi për çfarëdo problemi në raport me Komunat;
Personat fizik:
- Planin e biznesit së bashku me planin ideor të objektit të përkohshëm (tipi montazh) si dhe përshkrimin e veprimtarisë që planifikon të zhvilloj në pronë të Infrakos-it;
- Kopjen e Letërnjoftimit;
- Adresën e banimit;
- Deklaratën me shkrim të paraqitësit të kërkesës se vullnetarisht dhe me shpenzime të veta e pa kompensim do ta largoi objektin e montazhit të përkohshëm të ndërtuar në momentin kur kompanisë Infrakos i nevojitet të ketë qasje në atë pronë;
- Deklaratën për saktësinë e informacioneve të dhëna nga aplikanti;
- Aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet oferta financiare se me çfarë tarife dëshirojnë ta marrin pronën me qira (në ditën e hapjes se ofertave)
- Oferta do të vlerësohet sipas planit të biznesit më të mirë dhe çmimit më të favorshëm për ndërmarrjen. Ofertat të cilat janë nën çmimin e tarifës zyrtare të Infrakos-it nuk pranohen
- Ofertat që nuk mund te realizohen - zbatohen në praktikë do të refuzohen,
- Ofertat duhet të jene në përputhje me planet urbanistike të Komunave dhe se ofertuesit mbajnë përgjegjësi për çfarëdo problemi në raport me Komunat;
- Vizitat për hapësirat e pronës mund të behën gjatë orarit të punës.
Për Informata shtesë mund të kontaktoni në nr. e tel. 038550550184 ose në e-mail adresën zyrtare.
Procedura e aplikimit: Palët e interesuara duhet të bëjnë kërkesë në mënyrë elektronike për ta shkarkuar aplikacionin i cili gjendet në ueb faqen www.infrakos.com (Shërbimet – Departamenti i Pronës). Pas plotësimit te aplikacionit se bashku me dokumentet e kërkuara duhet ti dorëzojnë fizikisht me se largu deri me 27/5/2022 ora 14:00 në arkivin e Infrakos-it
Kontrata e qirasë munde të jetë afatmesme prej 1 (një) deri në 3 (tri) vite, varësisht prej pronës dhe kërkesës së aplikuesit. Për përfituesin e pronës, qiraja mujore fillon nga data e nënshkrimit të Kontratës përmes së cilës përcaktohet:
- Qëllimi i shfrytëzimit apo veprimtarinë për të cilën planifikojnë ta shfrytëzojnë në këtë pronë dhe
- Informatat personale Emrin Mbiemrin dhe kontaktin (numrin e telefoni) ku mund të ju kontaktojmë.
Afati i aplikimit është 30 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor. Kërkesat të cilat arrin pas këtij afati nuk do të merren në konsiderim Pas mbylljes së afatit të aplikimit Infrakos do t’i shqyrtoj kërkesat që kanë arritur dhe do të kontaktoj palët të cilat kanë shfaqur interesim.
Procesi mund te ndërprerët në çdo kohe deri në nënshkrim të kontratës ku për këtë do të njoftohen me kohë aplikuesit. Infrakos nuk merr fare obligime e as përgjegjësi
Çmimet fillestare janë sipas Vendimit mbi tarifat e qirasë për pronën e Infrakos-it për vitin 2021 sipas kategorive ku ndodhet prona Kriteret kryesor për përzgjedhjen e ofertuesit është çmimi me i lart i ofruar.
Oferta bashke me kriteret sillen me zarf në arshivën e IHK Infrakos-it
Kriteret duhet të plotësohen në afatin e paraparë sipas shpalljes publike.
Sipërfaqet e pronës të paraqitura për ankand publik janë te bazuara në shënimet e Agjencionit Kadastral të Kosovës duke u bazuar edhe në fletët poseduese të pronës, matjet janë të përafërta andaj rekomandohet që para se të punohet kontrata matjet të kryhen me gjeometër të licencuar me prezencë të gjeometrit dhe zyrtarit të Infrakos-it, shpenzimet e gjeometrit i paguan pala qe e merr pronën në shfrytëzim. Lokacionet e paraqitura janë të publikuara me ortofoto nga AKK e në disa vende edhe me foto
Përzgjedhja e qiramarrësve nga ana e Komisionit sipas shpalljes publike do të bëhet në bazë të kushteve me të mira financiare të ofruara, projekteve ideore dhe kushteve tjera teknike.
Kriteri kryesor për përzgjedhjen e fituesit është çmimi më i lart i ofruar nga ofertuesi
Vërejtje: te gjithë aplikuesit duhet ti kenë aplikacionet për marrjen e pronës me qira dhe ofertën financiare te shkarkuara nga ueb faqen www.infrakos.com (Shërbimet – Departamenti i Pronës). te plotësuara ne mënyrë te rregullt dhe te sakte ne te kundërtën nuk do shqyrtohen fare.