Shofer (Vozitës)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Publikuar më
05/05/2021
Qyteti
Jeruzalem
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Ambasada e Republikës së  Kosovës  në Shtetin e Izraelit

KONKURS

Për vend të lirë pune:

  • Pozita: Shofer (Vozitës)
  • Vendi i punës: Jeruzalem
  • Kohëzgjatja e kontratës:  Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
  • Data e aplikimit: (3 Maj deri me 14 Maj)

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësin e Shefit të misionit Konsullor,  kryen detyrat dhe përgjegjësit si më poshtë:

  • Ofron shërbime të vozitjes për Konsullin, zyrtarin e lartë konsullor ose personelin tjetër konsullor sipas kërkesës;
  • Vozitësi duhet të jetë në gjendje që të kryen riparime të vogla dhe siguron që automjeti të jetë i pastër dhe në gjendje të mirë;
  • Duhet të jetë në gjendje që menjëherë pas thirrjes nga Konsullit ose zyrtari të lartë konsullor të ofrojë mbështetje për vozitje për detyra zyrtare në mbrëmje ose gjatë fundjavës;
  • Duhet të jetë në dispozicion për vizita zyrtare;
  • Kryerja e funksioneve rutinore të postës dhe korrierit, shpërndarja dhe regjistrimi i postës konsullore, transportit të mallrave dhe ngarkesa të tjera;
  • Prokurimi i pajisjeve dhe furnizimeve për konsullatë, ambasadë ose rezidencën zyrtare;
  • Mbajtja e librit të shënimeve për kilometrazhin e automjeteve, të riparimeve, licencave dhe lejeve, si dhe dokumentacioneve të tjera;
  • Është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në automjet nga pakujdesia apo mospërshtatja e kushteve të komunikacionit;
  • Sigurohet që të gjitha veprimet të jenë në pajtim me rregullat dhe rregulloret në rastin e përfshirjes në aksident/incident trafiku;
  • Kryerja e detyrave të tjera zakonisht të caktuara për Vozitësin.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

  • Kandidati duhet ta ketë të kryer shkollën e mesme përkatëse ose ekuivalente;
  • Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues), shtetas/e i/e shtetit pranues, apo shtetas/e  i/e vendit të tretë;
  • Kandidati duhet të ketë patentë shoferi valid (të vlefshëm) të lejuar në shtetin pranues;
  • Të ketë së paku 3 vjet përvojë si vozitës;
  • Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune;
  • Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë me orar fleksibil të punës;
  • Kërkohet njohja e gjuhës së vendit ku shërben, ndërsa njohja e gjuhëve tjera është përparësi.

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në  rrethin e ngushtë dhe pastaj për të  intervistuar. 

  • CV-në;
  • Kopjen e patentë shoferit dhe letërnjoftimit;
  • Kopjet e kualifikimit-diplomës;
  • Dy refernaca të punës dhe një letër motivuese;
  • Çertifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
  • Çertifikaten se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;

Këto dokumente mund të dërgohen përmes postes ne adresën embassy.israel@rks-gov.net

Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.

Listime të ngjashme

Vozitës/e   Suharekë
16/06/2021