Shofer/e të Ndihmës së Shpejtë

komuna malisheve e1558789653457
QKMF Malishevë
Publikuar më
04/06/2021
Qyteti
Malishevë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr: 03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 Komuna e Malishevës - QKMF “dr. Shpëtim Robaj” shpall:

KONKURS PËR PLOTSIMIN E VENDEVE TË PUNËS. 

Një (1) Shofer të Ndihmës së Shpejtë ne kohë të pacaktuar ne QKMF-Malishevë. 

  • Institucioni: Komuna e Malishevës
  • Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria Për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale- QKMF
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i Pozitave (1) një.
  • Titulli i mbikëqyrësit Drejtori i QKMF-së
  • Grada/ Koeficienti 4.5
  • Kohëzgjatja e emërimit Me kohë të pa caktuar
  • Orari i Punës  40 orë në javë
  • Periudha Provuese Gjashtë (6) muaj

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  • Të ketë zotësi të plotë për të
  • Të zotëroj njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale.
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

Bënë bartjen e pacientëve prej QKMF-së apo vendit të ngjarjes deri në QKUK dhe nëpër klinikat tjera. Bënë kontrollimin e Ambulancës dhe përgatit atë për çdo rast kur duhet të intervenoj mjeku në teren. Për çdo ditë mbanë evidencën e kilometrazhës së kaluar dhe në fund të orarit ja dorëzon mbikëqyrësit. Është i obliguar që të vozit ekipin mjekësor për kontroll në teren nëpër shkolla fshatrat e komunës së Malishevës.

Kryen edhe punë tjera nga fushë veprimtaria e ndihmës së shpejt dhe punët që urdhërohet nga mjeku i qendrës dhe drejtori

Dokumentet e nevojshme:

  • Arsimimi i mesëm
  • Patentë Shoferi - kategoria B dhe C
  • Certifikatën e lindjes,
  • Letërnjoftimin e fotokopjuar .
  • Certifikatën që nuk është nënë hetime ose i dënuar.
  • Certifikatën e mjekut për punë
  • Përvoja e punës ( e dëshirueshme)

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë.

Aplikacionet dorëzohen nga data 04.06.2021 deri me dt: 18.06.2021 Aplikacionet merren dhe dorëzohen ne zyrën e personelit ne QKMF (ditëve të punës prej: 07 deri ora 15).

Rezultatet shpallen në linkun: http://konkursi.rks-gov.net

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.