Shofer/e

rahovec
Komuna e Rahovecit
Publikuar më
23/07/2020
Qyteti
Rahovec
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 66 pika 2 e Ligjit për Vetëqeverisjes Lokale Nr. 03/L-040, nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 , Njësia e Personelit të komunës së Rahovecit shpall:

KONKURS

Titulli i vendit të punës:

  • Shofer ( 1 pozitë).

Drejtoria:Drejtoria për Administratë.

Paga Mujore: 242.00 euro ose koeficient i pagës 4.

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • bën drejtimin e automjeteve, kujdeset për automjetin për të cilin është i ngarkuar për mirëmbajtjen e tij, lyerjen,evitimin e prishjeve,uljen,ujin, etj
  • mirëmban edhe automjetet tjera sipas orarit të punës përmes mbikëqyrjes profesionale të automekanikut
  • është përgjegjës për automjet dhe për pajisjet në automjet
  • në fletudhëtimet regjistron numrin e kilometrave të kaluara në udhëtim dhe shënimet tjera të cilat në fletudhëtim kërkohen
  • paraqet dhe informon personin përgjegjës për çdo defekt dhe dëm të shkaktuar në automjet dhe bënë arsyetimin e shpenzimeve të derivateve dhe të kilometrazhesh së kaluar
  • paraqet raporte pune mujore, periodike dhe vjetore
  • kryen edhe punë tjera të caktuara sipas kërkesës së eprorit që janë në pajtim me ligjin.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë  konkurrimi në këtë pozitë kanë  shtetasit e Republikës së Kosovës  të moshës madhore, të cilët  kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike, që kërkohen për pozitën përkatëse.

Shkathtësitë e kërkuara (kualifikime, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për këtë vend pune):

  • Shkolla e mesme
  • Patent shofer për kategorin ‘B”

Dokumentet:

  • Diploma e shkollës së mesme Kopja e patent shoferit
  • Certifikata që nuk është nën hetime Certifikata e lindjes
  • Kopja e letërnjoftimit CV-ja

Kohëzgjatja e punësimit: Punësimi është në kohë të pacaktuar.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit.

Kandidatët  e  suksesshëm  të  cilët  hynë  në  listën e ngushtë   do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit me gojë.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Komunën e Rahovecit- Zyrën e pranimit në katin përdhes. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit të nevojshme, siç kërkohet te pjesa e konkursit.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen, kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.

Në rast të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Mirembajtes/Kopshtare   Fushë Kosovë
06/10/2020