Shofer/e

ideas partnership 150x150 e1624633927525
The Ideas Partnership
Publikuar më
04/08/2021
Qyteti
Fushë Kosovë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

The Ideas Partnership (TIP) është organizatë jo-qeveritare e themeluar në Kosovë në vitin 2009. Veprimtaria  e  sajnuk  ka  ndonjëndërlidhje  politike  apofetare.  Ne jemi organizatë  kryesishtme bazë vullnetare si dhe me një staf të vogël lokal por në rritje të vazhdueshme. Ju mund të informoheni më shumë për punën tone dhe çështjet për të cilat në punojmë në web faqen tonë www.theideaspartnership.org apo në faqen tonë aktive në Facebook (NGOTheIdeasPartnership). Ne jemi në kërkim të personave që karakterizohen nga ambicia, iniciativa dhe inovacioni për të ju bashkuar ekipit dinamik dhe miqësor të organizatës The Ideas Partnership (TIP)

  • Orari i punës: 40 orë pune në javë
  • Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj, me mundësi vazhdimi 
  • Paga: 300 Euro bruto

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS: 

  • Të ofrojë shërbimet e transportit, me makinën e tij private për stafin e TIP, varësisht nga nevojat e projekteve.
  • Të ofrojë shërbimet e transportit, me makinën e tij private, për vullnetarët e TIP varësisht nga nevojat e projekteve.
  • Shërbimet duhet të ofrohen në lokacionet Prishtinë, Janjevë, Graçanicë, Obiliq dhe Fushë Kosovë, gjithmonë në koordinim paraprak me menaxherin e linjës dhe shoferin tjetër të organizatës.
  • Mban bazën e të dhënave për shpenzimet e automjetit të cilin ai vozit.
  • Mbledhja e donacioneve dhe shpërndarja në koordinim me zyrtarën për donacione,
  • Detyra tjera sipas nevojës së OJQ-së si dhe kërkesa tjera nga menaxheri i linjës;
  • Të punojë gjithmonë në përputhje me politikën e TIP-it për mbrojtjen e fëmijëve.

KRITERET

  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë B,
  • Të ketë përvojë pune si shofer së paku dy vite,
  • Të ketë njohuri të rrugëve të Kosovës,
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe vullnet për punë nën presion.

TË PREFERUESHME:

  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Shkathtësi të mira organizative
  • Njohuri për komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptias.

PËRPARËSI:

  • Njohuri të gjuhës serbe
  • Qytetarët nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Ju lutem, dërgoni një CV dhe formën e aplikacionit në email-in: vacancy@theideaspartnership.org

poashtu mund ti dërgoni dokumentet në Qendrën e The Ideas Partnership në Fushë Kosovë dhe në Janjevë.

Konkursi është i hapur deri më datë: 18.08.2021, ora 17:00.

Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe ftohen për intervistë.

Personi i cili përzgjedhet, do të fillojë punën me datën 20 Gusht, 2021. 

Listime të ngjashme