Shitës/e

aztech electronics e1558613570272
Aztech
Publikuar më
08/09/2020
Qyteti
Ferizaj
Kategoria
Shitje  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 18 (tetëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri.

Aktualisht Aztech Shpk për piken e shitjes në Ferizaj kërkon të rekrutojë shitës me orar të plotë;

  • Shitës/e në Ferizaj

Detyrat dhe përgjegjsitë:

  • Mirëpritja e konsumatorëve dhe ofrim i shërbimeve,
  • Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet,
  • Ndihmon konsumatorët për të bërë zgjidhej duke ndërtuar raporte të besueshëm-duke ofruar sugjerime dhe opinione,
  • Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë,
  • Raporton vonesat në liferim të mallit dhe defektet e produkteve,
  • Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara,
  • Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve,
  • Monitoron dhe mirëmban dyqanin,
  • Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.

Kualifikimet: 

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë,
  • Preferohet së paku 1 (një) vit përvojë pune në shitje,
  • Të jetë metodik dhe i/e organizuar,
  • Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve,
  • Njohuri shumë të mira në kompjuter dhe produkteve që shet kompania,
  • Preferohet leje e vozitjes (kategoria B),
  • Preferohet të jene me vendbanim afër pikave të shitjes,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.

Ne ofrojmë: 

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional,
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe
  • Pagë konkurruese.

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com jo më larg se me datë: 26.09.2020. 

Ju lutemi që në subjekt ta shënoni pozitën për të cilën aplikoni!

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Listime të ngjashme

Menaxher/e, Shitës/e   Vushtrri
12/10/2020
Shitës/e (2)   Fushë Kosovë
12/10/2020