
Përshkrimi
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove, në Shkabaj, Prishtinë.
SHITËS AMBULANTIV
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
- Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinj.
- Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
- Promovon dhe bën shitjen e produkteve të kompanisë.
- Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e ujit, djathit dhe të tjerat.
- Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme.
- E preferueshme të ketë përvojë pune në distribuim (shitje).
- Patent shofer kategoria B.
Çka ofron Korporata RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Si të aplikohet:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 26 shkurt 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.