Shërbime të Auditimit të Brendshëm

fondi kosovar per garanci kreditore e1624633494730
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK)
Publikuar më
21/11/2021
Skadon
06/12/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Auditim  
Lloj listimi
Tendera  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

SHPALLJE

Thirrje për të Ofertuar për Shërbimet e Auditimit të Brendshëm të FKGK-së 

Fondi Kosovar për Garanci  Kreditore (FKGK) synon të sigurojë shërbime të auditimit të brendshëm të FKGK-së për një periudhe një (1) vjeçare me mundësi vazhdimi për një (1) vit. FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozim (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar për t'iu përgjigjur KPP-së.

Propozuesi duhet të demonstrojnë qartë se i plotëson kriteret e detyrueshme si në vijim:

  • Propozuesi duhet të jetë i licencuar në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-032 për Kontabilitetin, Raportimin Financiar dhe Auditimin dhe të jetë i autorizuar të ofrojë shërbime të auditimit të brendshëm në Kosovë;
  • Propozuesi duhet të ketë së paku një anëtar i ekipit të auditimit me kualifikim profesional ndërkombëtar të auditimit të brendshem (CIA) ose kualifikim profesional ndërkombëtar të auditimit të jashtëm (ACCA), të dëshmuar me certifikatën përkatëse.
  • Propozuesi duhet të ofrojë së paku dy referenca të auditimit të brendshëm në tre vitet e fundit
  • Propozuesi duhet të ketë përvojë së paku tri (3) vjeçare në kryerjen e auditimeve;

Mos përmbushja e kritereve të mësipërme nga propozuesi, do të rezultojë në përjashtim nga shqyrtimi i mëtejshëm, gjatë procesit të vlerësimit.

Ofertuesit e interesuar që përmbushin kriteret, ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për implementimin e detyrës sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP. FKGK nuk do të jetë përgjegjës për cilëndo kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.

Afatet janë si më poshtë:

  • Afati i fundit për të kërkuar RFP: 26 Nëntor 2021 në orën 15:00
  • Afati i paraqitjes së pyetjeve: 1 Dhjetor 2021 në ora 15:00
  • Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 6 Dhjetor 2021 në ora 15:00

KPP mund të kërkohet vetëm duke dërguar një email tek procurement@fondikgk.org.

Kërkesa e emailit duhet të përfshijë:

  • Emrin e kompanisë, adresën zyrtare të regjistruar, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike dhe faqen e internetit.
  • Emrin e personit të caktuar të kontaktit / ndërlidhës për KPP-në në kompani, titullin, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
  • Adresën e postës elektronike në të cilën duhet të dërgohet KPP-ja nëse është e ndryshme nga ajo e personit kontaktues / ndërlidhës.