Servues/e (4), Kuzhinier/e (2), Ndihmes/e Kuzhinier/e (2)

qkuk 1 e1632724536844
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Publikuar
11/03/2022
Skadon
18/03/2022
Lokacioni
Prishtinë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008374
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 09/02/2022
Afati për aplikim: 11/03/2022 - 18/03/2022

Në bazë të nenit 9,nenit 66 paragrafi 1, nenit 67, paragrafi. 1, pika 3.2, paragrafi 5, 6
dhe 10, nenit 68, nenit 69 paragrafi 2 e Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, Nenit 10 dhe
13, paragrafi i Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, (SHSKUK):
nenit 62 paragrafi 6 të Ligjit Nr. 041L-125, për Shëndetësi, Nenit 13 paragrafi 1 të Statutit të
QKUK-së: dhe shkresës me nr. protokoli 771, datë 04.02.2022, Sektori i Personelit i QKUK-së publikon:

KONKURS

Institucioni: Shërbimi Spitalor dhe Klinikë Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

N.r. | Pozitat e Kërkuara në QKUK | Janë kërkuar | Koeficienti

  1. Servues/e të ushqimit | 4 | 4.0
  2. Kuzhiner/e | 2 | 4.8
  3. Ndihmës/e kuzhiner/e | 2 | 4.0

Gjithsej: 8

1. Titulli i punës: Servuese e ushqimit (4 pozita në QKUK)
Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Koeficienti i pagës: 4.0
Raporton: mbikqyrësit të sektorit të ushqimit
Sektori : Sektori i ushqimit dhe shërbimit të tij
Kohëzgjatja: Kontrata me afat të palcaktuar
Nr. i Referencës: QKUK- 03/2022-02/8

Qëllimi i postit:

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Së bashku me udhëheqësen e servueseve në klinika bënë pranimin e ushqimit nga kuzhina qendrore
  • Bënë bartjen e ushqimit prej kuzhinës qendrore deri te kuzhina e klinikës
  • Pranon inventarin dhe tërë garniturën e ushqimit dhe me të ngarkohet materialisht
  • Bënë servimin me kohë të ushqimit për pacientë
  • Bënë mbledhjen e enëve dhe inventarit tjetër
  • Bënë pastrimin e tavolinave, karrigave, enëve dhe inventarit në përdorim
  • Bënë fshirjen e tyre dhe i palon deri në përdorimin e ardhshëm
  • Është përgjegjëse që pacientëve t'u ndajë sasinë dhe llojin e ushqimit sipas menysë së caktuar ditore
  • Është përgjegjëse për higjienën e lokaleve ku servohet ushqimi, për inventarin në përdorim dhe higjienën e vet personale
  • Me kërkesën e udhëheqësit kryen edhe punë të tjera.

Njohuritë, shkathtësitë dhe përvoja e kërkuar

  • Shkolla e mesme (jo mjekësore)
  • Shkathtësi në kryerjen e punëve sipas nevojave
  • Aftësi komunikative me stafin
  • Certifikata e Lindjes — fotokopje dhe
  • Letërnjoftimi.
  • Të jetë i aftë në pikpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i denuar me vendimin të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarir publik, të pushuar sipas këtij ligji:

2. Titulli i punës: Kuzhinier/e (2 pozita në QKUK)
Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Koeficienti i pagës: (4.8)
Raporton: mbikqyrësit të sektorit të ushqimit
Sektori : Sektori i ushqimit dhe shërbimit të tij
Kohëzgjatja: Kontrata me afat të pacaktuar
Nr. i Referencës: QKUK- 09/2021-11/26

Qëllimi i postit:
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Prodhimi i ushqimit sipas rregullave dhe procedurave të parapara me normativ
  • Është përgjegjës për prodhim cilësor të ushqimit dietal (standard), prej përgaditjes
    deri te distribuimi
  • Është përgjegjës për higjienën e ambientit të kuzhinës ku përgaditet ushqimi dietal
    (standard)
  • Siguron artikujt ushqimorë për ushqimin dietal (standard) gjate ndërrimit të vet dhe i klasifikon sipas dietave
  • Përgjigjet për mjetet e punës që i shërbejnë për kryerjen e detyrave të punës në ndërrimin e tij
  • Kryen sipas nevojës edhe punë të tjera në interes të QKUK-së.

Njohuritë, shkathtësitë dhe përvoja e kërkuar

  • Shkolla e mesme (jo mjekësore)
  • Shkathtësi në menaxhim, organizim dhe planifikim
  • Aftësi komunikative me stafin
  • Dëshmi mbi përvojën e punës së paku dy vjet
  • Certifikata e Lindjes — fotokopje
  • Letërnjoftimi
  • Të jetë i aftë në pikpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i denuar me vendimin të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji:

3. Titulli i punës: Ndihmës Kuzhinier/e (2 pozita në QKUK)
Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Koeficienti i pagës: (4.0)
Raporton: Mbikqyrësit të sektorit të ushqimit
Sektori: Sektori i ushqimit dhe shërbimit të tij
Kohëzgjatja: Kontrata me afat të pafcaktuar
Nr. i Referencës: QKUK- 09/2021-11/26

Qëllimi i postit:
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitë produktet dhe ndihmon kuzhinierin në procesin e prodhimit të ushqimit
  • Së bashku me kuzhinierin i pranon artikujt ushqimor nga depoja interne
  • Punon në përgaditjen e artikujve të freskët ushqimor, në qërimin dhe prerjen e perimeve sipas llojeve të gjellërave, etj
  • Çdo ditë bënë pastrimin e furrave dhe pajisjeve të tjera në kuzhinë, mbart mbeturinat e ushqimit deri te kontejnerët e caktuar për hedhjen e mbeturinave, etj.
  • Bënë pastrimin dhe larjen e enëve dhe i vendos në vendet e caktuara
  • Kryen sipas nevojës edhe punë të tjera në interes të QKUK-së.

Njohuritë, shkathtësitë dhe përvoja e kërkuar

  • Shkolla e mesme (jo mjekësore)
  • Shkathtësi në kryerjen e punëve sipas nevojave
  • Aftësi komunikative me stafin
  • Dëshmi mbi përvojën e punës së paku nje vjet
  • Certifikata e Lindjes — fotokopje
  • Letërnjoftimi
  • Të jetë i aftë në pikpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i denuar me vendimin të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji:

Dokumentacioni i bashkangjitur këtij aplikimi nuk kthehet.

Origjinalin e këtyre dokumenteve ose të vërtetuara të noteri do të kërkohet vetëm atëherë kur kandidati thirret për punë.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, sipas konkursit në fjalë.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. Hapja e procedurës së konkurrimit shpallet nga NJBNJ në web faqen e konkurrimeve të SIMBNJ, të paktën 30 ditë para datës së planifikuar.

Data e planifikuar e afatit për pranimin e aplikacioneve është 8 ditë kalendarike mbas përfundimit të njoftimit 30 ditë në web faqe te SIMBNJ.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe shkarkohen ne web faqe të SHSKUK-së dhe dorëzohen në zyrën e Sektorit të Personelit në QKUK.

Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës (nr. rëndor të pozitës).

Gjatë dorëzimit të aplikacioneve dhe gjatë gjithë procesit të konkurimit duhet të respektoni masat anti-Covid-19

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen, ndersa kopjet e bashkangjitura aplikacionit te pranuara nga personeli i QKUK-së nuk do të kthehën.

Verifikimi paraprak kryhet nga NJBNJ të QKUK-së, ndërsa vlerësimi i kandidatëve bëhet nga Komisioni i përzgjedhjes.

Çdo kandidatë që aplikon dhe i plotëson kushtet sipas konkursit do t'i nënshtrohet testit më shkrim.

Vlerësimi bëhet nëpërmjet një testimi me shkrim për vlerësimin e njohurive, aftësive dhe cilësive profesionale dhe një interviste me gojë. Në testimin me shkrim ruhet anonimiteti i kandidatëve.

Të gjitha informacionet për mbajtjen e testit më shkrim deri në. shpalljen përfundimtare të rezultateve do të bëhet përmes faqes zyrtare elektronike, të SHSKUK.

Shpalljet e ngjashme

17/05/2022
Ndihmës/e punëtor/e   Mitrovicë
05/05/2022