
Përshkrimi
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije RugoveTë gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në fabrikën e djathit “Rugove” Sh.P.K. në Drelaj (Rugovë).
SERVISUES
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Bën montim dhe demontim të pajisjeve të ndryshme të prodhimit sipas kërkesës dhe në bashkëpunim me kompanitë e kontraktuara të mirëmbajtjes.
- Bën diagnostikimin e dëmtimeve teknike, prishjeve dhe bën ndërrimin ose riparimin e tyre.
- Shërben si urë lidhëse në mes të korporatës dhe kompanive të kontraktuara të mirëmbajtjes.
- Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.
- Menaxhon evidencat e servisit, fletë-garancioneve e të ngjashme.
- Përgatitë dhe nxjerr raporte të ndryshme lidhur me punën e tij apo raporte sipas kërkesave dhe nevojave të menaxhmentit.
Kriteret e punësimit:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale.
- Të jetë banor i regjionit të Pejës.
- Preferohet diploma universitare në elektro, makineri ose në fusha të ngjashme.
- Preferohet pune në servisim të pajisjeve të ndryshme.
Çka presim nga kandidatët:
- Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
- Të jenë të motivuar për punë.
- Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese.
- T’i përshtaten orarit fleksibil të punës.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit.
- Të ketë iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.
Çka ofron Korporata RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport për punëtorët nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 1 shkurt 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.