Serviser i teknikës së bardhë

aztech electronics e1558613570272
Aztech
Publikuar më
23/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Aztech Shpk për Zyrën Qendrore kërkon të rekrutojë me orar të plotë;

Teknik (serviser) i teknikës së bardhë

Detyrat dhe përgjegjsitë:

  • Të kryej servisimet në teren dhe në servis;
  • Të bëjë kontrollimin e pajisjes për të ardhur deri tek diagnostifikimi;
  • Të riparoj apo zëvendësoj pjesët jo operative;
  • Tu jap udhëzime konsumatorëve rreth përdorimit të pajisjeve;
  • Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.

Kualifikimet:

  • Preferohet të ketë të përfunduar shkollimin apo ndonjë trajnim relevant;
  • Preferohet të këtë eksperience pune ne fushën e teknikës së bardhë;
  • Të këtë njohuri teknike të pajisjeve të teknikës së bardhë si: Lavatriqe, enëlarëse, shporet elektrik / furrë, frigorifer / friz, thithëse elektrike etj.;
  • Të ketë njohuri të mira të sistemeve elektronike;
  • Të jetë i gatshëm për trajnime të vazhdueshme;
  • Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj nën presion;
  • Kërkohet leje e vozitjes (kategoria B);
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.

Ne ofrojmë: 

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional,
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të reja të zhvillimit, dhe
  • Pagë konkurruese.

Të interesuarit mund ta dergojn CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com

Afati për aplikim deri me datë: 15.10.2020.

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Listime të ngjashme

Ndihmës serviser   Prishtinë e re
21/10/2020