Sekretar/e shkolle (2)

ferizaj logo
Komuna e Ferizajt
Publikuar më
20/07/2020
Qyteti
Ferizaj
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mbështetur në nenin 21 pika 1 dhe 2 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, neni 11, paragrafi L i Ligjit për Shërbimin Civil në Kosovë nr.037L-149, neni 5 i Rregullorës nr.0212010 për procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Ministrisë së Administratës Publike, Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, shpall :

KONKURS
Për Sekretar në këto shkolla:

  • Një në shkollën FMU “ Naim Frashëri” në fshatin Zaskok dhe
  • Një në shkollën e mesme Teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj.

Kushtet: Të ketë njohuri dhe shkathtësi për udhëheqjen e punëve administrative-juridike, financiare dhe teknike në kuadër të institucionit shkollor,

  • Të ketë qasje të drejtë, përkushtim dhe përgjegjësi të plotë në përcjelljen e rregullativës juridike, administrative dhe financiare për kryerjen e suksesëshme të obligimeve në punë,
  • Të njohë mirë punën me kompjuter për hartimin e raporteve periodike dhe pasqyrave tabelare lidhur me punën dhe aktivitetin në shkollë.

Kualifikim: Për vendet e lartë cekur kërkohet fakulteti Juridik drejtimi i përgjithshëm, ose Administratës publike dhe 2 vite përvojë pune në profesion.

Për Aplikim kërkohet dokumentacioni në vijim:

  • Kërkesa, Diploma e fakultetit, kopje e vërtetuar, Çertifikatën e lindjes-Dëshmin për njohjen e kompjuterit nëse keni,
  • Dëshmin që nuk jeni në procedur hetimore ose nën hetime, dhe kopjen e letërnjoftimit.

Përshkrimi i detyrave të punës: Kujdeset për zbatimini e dispozitave ligjore dhe akteve tjera juridike në institucionin arsimor,

  • Ndihmon drejtorin lidhur me organizimin dhe administrimin e aktiviteteve në shkollë,
  • Përgatitë shkresa, vendime kërkesa dhe akte tjera për shkollën sipas rekomandimit të drejtorit,
  • Udhëheqë punët administrative, financiare dhe teknike në shkollë,
  • Organizon dhe udhëheqë me përkushtim dhe pedantëri arkivin e shkollës,
  • Ndihmon drejtorinë e shkollës për bashkpunim me prindër, komunitetin dhe arsimtarët,
  • Kujdeset për sistemimin e dosjeve të punëtorëve, kontratat e punës, librin e rgjistrimit të punëtorëve shkollor,
  • Kujdeset për kontratat e mësimdhënësve dhe personelit tjetër në shkollë,
  • Përgatit ndryshimet mujore sipas nevojës për listën e pagës për punëtorë, -Kryen edhe punë tjera të caktuar nga drejtori i shkollës.

Dokumentat nuk kthehen.

Afati i konkursit është 15 ditë nga data e publikimit, në tabelën e shpalljeve, web faqen e Komunës dhe në gazetën ditore prej datës 20.07.2020, deri më 03.08.2020.

Shpallja e plote e punes.

Listime të ngjashme