Sekretar/e në Gjimnaz

komuna istog e1558652144905
Komuna e Istogut
Publikuar më
21/04/2021
Qyteti
Istog
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar në nenin 67 dhe 68, të Ligjit Nr.067 L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 5 pika c e Ligjit Nr.037L-068 për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës si dhe nenit 21 të Ligjit Nr.047L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Drejtori Komunal i Arsimit në Istog shpallë këtë:

KONKURS .
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

Titulli i vendit të punës, Sekretar/e në Gjimnazin “Haxhi Zeka” Istog

Institucioni: Komuna e Istogut
DepartamentijDrejtoria: Drejtoria Komunale e Arsimit
Lloji i pozites: Nënpurnës i Shërbimit Publik
Numri i pozitave: (1) Një
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti: A-6.6
Kohëzgjatja : I/e karrierës (Punë provuese 6 muaj)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrsin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë te objektivave të shkollës dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e objektivave të shkollës:
  • Mban evidenca të kërkesave dhe ankesave që i drejtohen shkollës, si dhe bën dosjen dhe arkivimin e tyre,
  • Mbanë dhe përditëson dosjet e personelit të shkollës me të dhëna dhe dokumente relevante dhe kujdeset që të gjitha ato të jenë në pajtim me procedurat ligjore:
  • Përgatitë dokumentet që i lëshon shkolla, të njëtat i ruandhe i arkivon, përfshirë edhe dokumentacionin pedagogjik të shkollës:
  • Jep udhëzime për formimin, punën dhe funksionimin e organeve qeverisëse dhe profesionale të shkollës dhe merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë:
  • Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga mbikëqyrësi dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim:
  • Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave dhe zhvillimin e punës në fushat e interesit të përbashkët,
  • Kryen dhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi i tij.

Kushtet e përgjithme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët:
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse:
  • Të mosjetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryrjen e një vepre penale me dashje:
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largimin nga një pozitë e zyrtarit publik,të pushuar sipas ligjit.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në juridik, administratë publike ose ekonomi:

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • 2 vite përvojë pune profesionale
  • Njohuri në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse,
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme:
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës:
  • Koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ:
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale:
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (VVord, Excel,Power Point, Access).

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati,
  • Rezymeja personale (CV),
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit),
  • Certifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 muaj,
  • Kopja e diplomës e vërtetuar, ose certifikata në vend të diplomës, e vërtetuar, jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh.
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t' i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia c përvojës së punës në arsim (nëse ka)

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data.21.04.2021 deri 05.05.2021

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së
Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me
dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje i vërtetuar, Komisioni i pranimit në rast dyshimi
do të kërkon origjinalin në intervistë.

Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti
nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili arrin pas
afatit nuk do të shqyrtohet.

Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit
(kërkesën) do të refuzohet.