Sekretar/e i/e shkollës

komuna e vushtrrise e1623918908434
Komuna Vushtrri
Publikuar
28/04/2022
Skadon
12/05/2022
Lokacioni
Vushtrri
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008706
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 28/03/2022
Afati për aplikim: 28/04/2022 - 12/05/2022

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67, 68 dhe 69, dhe në bazë të Udhëzimit  Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e  Vushtrrisë, shpall: 

K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës 

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit; 

Titulli i vendit të punës: 

  1. Sekretar i shkollës fillore - Shkolla e Mesme e Ulët “SHMU 1” në Vushtrri, një (1 )  pozitë. 

Numri i Pozitave: Një (1);
Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
Grada/Koeficienti: Koeficienti – 6.3;
Orët e punës: 40 orë në javë;
Periudha e Kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Kohëzgjatja e punës provuese: Gjashtë (6) muaj; 

Detyrat Kryesore:  

  1. Kujdeset për zbatimin e dispozitave ligjore dhe akteve tjera juridike në institucionin  arsimor; 
  2. Ndihmon drejtorin lidhur me organizimin dhe administrimin e aktiviteteve në institucion;
  3. Përgatitë shkresa, vendime, kërkesa dhe akte të tjera për shkollën sipas rekomandimeve të drejtorit; 
  4. Kujdeset për organizimin dhe mirëmbajtjen e arkivit të shkollës; 
  5. Udhëheq punët administrative, financiare dhe teknike në shkollë; 
  6. Ndihmon drejtorin e shkollës për bashkëpunim me prindër, komunitetin dhe arsimtarët;
  7. Kujdeset për mirëmbajtjen e dosjeve të të punësuarve në institucion; 
  8. Përgatitë ndryshimet mujore për listën e pagave për të punësuarit; 
  9. Kryen punë dhe detyra tjera të caktuara nga drejtori i shkollës në harmoni në pajtim me  ligjin.  

Kushtet dhe Kualifikimi:  

  • Tё jetë shtetas i Republikës sё Kosovës; 
  • Fakulteti Juridik – 240 kredi ose i barasvlefshëm me të.

Dokumentet e nevojshme: 

  • Ekstrakti i lindjes (kopje); 
  • Diploma e noterizuar e fakultetit – (kopje);
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje) dhe;
  • Certifikata të trajnimeve (kopje).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 28.04.2022-12.05.2022. 

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit  nuk kthehet. 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për  Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë  https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara  ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.  

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet  private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre  (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës  dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të  kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve  të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. 

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta  refuzohen. 

Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel  038 200 42 444. 

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe  në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/. 

Shpalljet e ngjashme

Sekretar/e i/e Shkollës   Pejë e re
22/05/2022