Sekretar/e i/e Shkollës (3)

64x64 komuna e gjakoves logo
Komuna e Gjakovës
Publikuar më
19/11/2020
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

S H P A L L J E E R E K R U T I M I T

Titulli i vendit të punës: Sekretar/e i/e Shkollës

  • Sekretar/e i/e SHMLT "Nexhmedin Nixha" Gjakovë;
  • Sekretar/e i/e SHFMU "Fehmi Agani" Gjakovë;
  • Sekretar/e i/e SHFMU "Durak Ahmeti"

Institucioni: Komuna e Gjakovës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: (3) tre
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti: Për Sekretar/e i/e SHMLT "Nexhmedin Nixha", Koeficienti A - 6.6, ndërsa për Sekretar/e i/e SHFMU "Fehmi Agani" dhe Sekretar/e i/e SHFMU "Durak Ahmeti", koeficienti A-6.3;
Kohëzgjatja e emërimi: E pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të shkollës dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e objektivave të shkollës;
  2. Mban evidenca të kërkesave dhe ankesave që i drejtohen shkollës, si dhe bën dosjen dhe arkivimin e tyre;
  3. Mbanë dhe përditëson dosjet e personelit të shkollës me të dhëna dhe dokumente relevante dhe kujdeset që të gjitha ato të jenë në pajtim me procedurat ligjore;
  4. Përgatitë dokumentet që i lëshon shkolla, të njëjtat i ruan dhe i arkivon, përfshirë edhe dokumentacionin pedagogjik të shkollës;
  5. Jep udhëzime për formimin, punën dhe funksionimin e organeve qeverisëse dhe profesionale të shkollës dhe merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë;
  6. Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga mbikëqyrësi dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim;
  7. Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave dhe zhvillimin e punës në fushat e interesit të përbashkët;
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi i

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në juridik, edukim, administratë publike ose ekonomi;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • 2 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
  • Koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Dokumentet e nevojshme:

Diploma mbi kualifikimin e noterizuar, Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata qё nuk jeni nёn hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 19.11.2020 deri 03.12.2020 (16:00)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë,

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

23/11/2020
Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Fushë Kosovë e re
23/11/2020
Roje Pyelli   Prizren
19/11/2020
Mësimdhënës/e (11)   Gjakovë
19/11/2020