
Përshkrimi
RN00008868
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 22/04/2022
Afati për aplikim: 22/05/2022 - 05/06/2022
Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67, 68 dhe 69, dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Pejës, shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës
Institucioni: Komuna e Pejës;
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit;
Titulli i vendit të punës:
- Sekretar i Shkollës së Mesme të Lartë Gjimnazi “Bedri Pejani” Pejë
Numri i Pozitave: Një (1);
Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
Grada/Koeficienti: Koeficienti – 6.6;
Orët e punës: 40 orë në javë;
Periudha e Kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Kohëzgjatja e punës provuese: Gjashtë (6) muaj;
Detyrat Kryesore:
- Kujdeset për zbatimin e dispozitave ligjore dhe akteve tjera juridike në institucionin arsimor;
- Ndihmon drejtorin lidhur me organizimin dhe administrimin e aktiviteteve në institucion;
- Përgatitë shkresa, vendime, kërkesa dhe akte të tjera për shkollën sipas rekomandimeve të drejtorit;
- Kujdeset për organizimin dhe mirëmbajtjen e arkivit të shkollës;
- Udhëheq punët administrative, financiare dhe teknike në shkollë;
- Ndihmon drejtorin e shkollës për bashkëpunim me prindër, komunitetin dhe arsimtarët;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e dosjeve të të punësuarve në institucion;
- Përgatitë ndryshimet mujore për listën e pagave për të punësuarit;
- Kryen punë dhe detyra tjera të caktuara nga drejtori i shkollës në harmoni në pajtim me ligjin.
Kushtet dhe Kualifikimi:
- Tё jetë shtetas i Republikës sё Kosovës;
- Fakulteti Juridik – 240 kredi ose i barasvlershëm me të.
Dokumentet e nevojshme:
- Ekstrakti i lindjes (kopje);
- Diploma e noterizuar e fakultetit – (kopje);
- Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
- Letërnjoftimi (kopje) dhe;
- Certifikata të trajnimeve (kopje).
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 22.05.2022-06.06.2022.
Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.
Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Zyrat e Drejtorisë së Arsimit, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Pejës https://kk.rks-gov.net/peja/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Zyrat e Drejtorisë së Arsimit.
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Pejës https://kk.rks-gov.net/peja/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.