Sekretar/e i/e Shkollës (2)

komuna e vitise 150x150 1 e1605092567316
Komuna e Vitisë
Publikuar më
22/04/2021
Qyteti
Viti
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114, Komuna e Vitisë shpall:

SHPALLJE E REKRUTIMIT

Titulli i vendit të punës: Sekretar/e i/e Shkollës

  • Sekretar/e i/e SHMAT “Kuvendi i Lezhes”
  • Sekretar/e i/e SHFMU “Jonuz Zejnullahu

Institucioni: Komuna e Vitisë
Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitës: Nënpunës i Shërbimit Publik
Numri i pozitave: (2) dy
Titulli i mbikëqyresit: Drejtori i shkollës
Grada/Kofeficienti: Sekretar/e i/e SHMGJ “Kuvendi i Lezhës”:, Koeficienti A -6.6, Sekretar/e SHMP”Jonuz Zejnullahu ” ”, Koeficienti A-6.6
Lloji i emërimit: I KARRIERËS

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të shkollës dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e objektivave të shkollës;
  2. Mban evidenca të kërkesave dhe ankesave që i drejtohen shkollës, si dhe bën dosjen dhe arkivimin e tyre;
  3. Mbanë dhe përditëson dosjet e personelit të shkollës me të dhëna dhe dokumente relevante dhe kujdeset që të gjitha ato të jenë në pajtim me procedurat ligjore;
  4. Përgatitë dokumentet që i lëshon shkolla, të njëjtat i ruan dhe i arkivon, përfshirë edhe dokumentacionin pedagogjik të shkollës;
  5. Jep udhëzime për formimin, punën dhe funksionimin e organeve qeverisëse dhe profesionale të shkollës dhe merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë;
  6. Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga mbikëqyrësi dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim;
  7. Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave dhe zhvillimin e punës në fushat e interesit të përbashkët;
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi i

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në juridik , administrate publike;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • 2 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
  • Koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access). Dokumentet e nevojshme:
    • Diploma mbi kualifikimin e noterizuar,
    • Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje);
    • Certifikatat e trajnimeve;
  • Vërtetimi për përvojën e punës (kopje);
  • Certifikata qё nuk jeni nёn hetime (origjinal);
  • Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Afati dhe mënyra e aplikimit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 21.04.2021 deri 05.05.2021, (16:00)

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Vitisë. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes Ueb faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës.

Rezultatet shpallen nw linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Listime të ngjashme

Drejtor/e i/e SHML   Kamenicë e re
11/05/2021
Drejtor/e në SHFMU   Kamenicë e re
11/05/2021
07/05/2021
07/05/2021
07/05/2021