Sekretar/e i/e përgjithshëm i Universitetit

universiteti i prizrenit ukshin hoti e1612955343283
Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti
Publikuar
10/05/2022
Skadon
24/05/2022
Lokacioni
Prizren
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008791
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 08/04/2022
Afati për aplikim: 09/05/2022 - 23/05/2022

Mbështetur në nenin 2 dhe 8 si dhe dispozitat e pjesës V të Ligjit për Zyrtarët Publikë nr. 06/L 114, nenin 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, nenet 4 dhe 5 të UA (MPMS) nr. 07/2017 për  rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, dispozitat e nenit 19 paragrafi 3 dhe 4 i  Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës nr. 04/L-037, si dhe dispozitat e nenit 13, 39,  40 dhe 41 të Statutit dhe vendimin e Këshillit drejtues nr. 01-76, Universiteti “Ukshin Hoti” shpall: 

N J O F T I M PËR K O N K U R S
Për Sekretar të përgjithshëm të Universitetit 

  • Titulli i vendit të punës: Sekretar i përgjithshëm i Universitetit “Ukshin Hoti”;
  • Mbikëqyrësi i nëpunësit: Rektori i Universitetit; 
  • Pozita: Shërbyes publik - Niveli i lartë drejtues, orari i plotë (40 orë në javë);

Kandidatët që konkurrojnë për këtë pozitë, përveç kushteve të përgjithshme të parapara në  paragrafin 1 të nenit 8 të ligjit për zyrtarët publikë duhet t’i plotësojnë edhe kriteret si më poshtë:

  • Të kenë diplomë universitare master ose ekuivalentë me më së paku katër (4) vjet të  studimeve;
  • Duhet të jenë nga fusha profesionale e drejtësisë,
  • Të kenë pesë (5) vjet përvojë pune profesionale;
  • Të kenë aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese;
  • Të kenë njohuri të mjaftueshme për proceset e arsimit, artit dhe kërkimit.

Detyrat kryesore: 

  • Është zyrtar më i lartë i administratës; 
  • Është udhëheqës i administratës qendrore;
  • Është udhëheqës i sekretarëve të njësive akademike;
  • Është zyrtar përgjegjës për udhëheqje efikase, ekonomike dhe efektive të Universitetit;
  • Është udhëheqës i drejtorëve të departamenteve në kuadër të administratës qendrore;
  • Është zyrtar përgjegjës për përgatitjen teknike të procesit buxhetor;
  • Është përgjegjës për çështje të tjera që kërkohen nga Këshilli drejtues dhe Rektori, të cilat  nuk janë të përcaktuara me Statut.
  • Sekretari i përgjithshëm është zyrtari më i lartë ekzekutiv dhe administrativ i Universitetit,  me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta të përcaktuara në kontratën e tij, e cila nënshkruhet  nga Rektori.

Mënyra e aplikimit: 

Dorëzimi i aplikacioneve (kopje fizike) bëhet në NJMBNJ nr. 526, administrata qendrore, si dhe  në formën elektronike në adresën: apliko.upz@uni-prizren.com

Dosja e aplikimit duhet të ketë: 

  • Formularin e aplikimit
  • Letrën motivuese dhe CV-në;
  • Ekstraktin e lindjes (origjinale) si dhe kopjen e letërnjoftimit;
  • Diplomën/at universitare, të noterizuar;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës profesionale / menaxheriale dhe pasqyrën nga trustiti. 
  • Certifikatën penale nga gjykata kompetente si dhe deklaratën nën betim në përputhje me  dispozitat e nenit 8 pika 1.6 e Ligjit për Zyrtarët Publikë nr. 06/L-114. 
  • Dokumentacionet shtesë sipas vlerësimit të kandidatëve të rëndësishme për pozitën që  aplikon.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe  proporcional siç specifikohet në ligj. Gjinia më pak e përfaqësuar si dhe komunitetet jo shumicë inkurajohen të aplikojnë për pozita të nivelit të lartë drejtues në pajtim me legjislacionin në fuqi. 

Sekretari i Universitetit zgjedhet nga Këshilli drejtues sipas propozimit të Rektorit, të bazuar në  raportin e komisionit profesional (komisionit të pranimit), në bazë të konkursit publik. 

Faza e parë: NJMBNJ sipas detyrës zyrtare bënë verifikimin paraprak të kandidatëve, bazuar në  dokumentacionin e bashkëngjitur (jo më vonë se 15 ditë kalendarike). Vetëm kandidatët që i  plotësojnë kriteret për aplikim vazhdojnë në fazat tjera të konkursit. 

Faza e dytë: Vlerësimi nga Komisioni i Pranimit bëhet duke vlerësuar deri në 50 pikë testin me  shkrim si dhe deri në 50 pikë intervistën me gojë. 

Faza e tretë: Jo më shumë se tre (3) kandidatë të vlerësuar, nga komisioni i pranimit, me pikë më  të larta sipas listës përfundimtare dhe mbi pragun minimal të 70 për qind të pikëve të përgjithshme  të vlerësimit konsiderohen kandidatë fitues dhe propozohen për përzgjedhjen përfundimtare nga  Rektori. Rektori përzgjedh njërin prej kandidatëve dhe e propozon për emërim në Këshillin  drejtues të Universitetit. 

Konkursi mbetet i hapur për aplikim për pesëmbëdhjete ditë kalendarike pas kalimit të afatit 30  ditor si njoftim, përkatësisht aplikimi bëhet nga data 09.05.2022 deri më 23.05.2022 Konkursin  mund ta gjeni në faqen zyrtare të Universitetit: www.uni-prizren.com ndërsa njoftimin në portalin  shtetëror të konkurseve: www.konkursi.rks-gov.net

Shpalljet e ngjashme

Higjienist/e   Podujevë e re
28/05/2022
Kryeinspektor/e i/e minierave    Prishtinë e re
28/05/2022
Sekretar/e i/e Përgjithshëm   Prishtinë e re
28/05/2022
Sekretar/e i/e Përgjithshëm   Prishtinë e re
28/05/2022
Sekretar/e i/e Përgjithshëm   Prishtinë e re
28/05/2022