Sekretar/e i/e Përgjithshëm

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Mbrojtjes
Publikuar
27/05/2022
Skadon
04/06/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  
Paga mujore (€)
1171,18

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008925
Lloji i rekrutimit: Pranim i hapur
Data e njoftimit: 28/04/2022
Afati për aplikim: 28/05/2022 - 04/06/2022

Në bazë të nenit 40, paragrafi 2 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik dhe nenit 6 (1,4) i Rregullores Nr.01/2022 për  pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë,  shpallë: 

Konkurs 

Pranim i hapur 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar 

  • Titulli i pozitës së punës Sekretar i Përgjithshëm 1
  • Klasa e pozitës Drejtues i Lartë 1
  • Kohëzgjatja e emërimit 4 vjet/godine/years
  • Koeficienti/Paga Paga bruto - 1171,18 €
  • Nr. i kërkuar 1
  • Data e njoftimit 28/04/2022
  • Afati për aplikim 28/05/2022 - 04/06/2022 Institucioni Ministria e Mbrojtjes
  • Departamenti Zyra e Sekretarit
  • Nr. i Referencës RN00008925
  • Kodi i procedurës RPC0000874 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Mbështet dhe ofron këshilla të nivelit të lartë për titullarin e institucionit në përcaktimin e politikave, strategjive dhe  objektivave të institucionit dhe zhvillimit të tyre; 
  2. Siguron koordinimin dhe hartimin e politikave, objektivave si dhe formulimin dhe zhvillimin e programeve,  procedurave përkatëse dhe standardeve për zbatimin e tyre; 
  3. Miraton plane pune, plane veprimi si dhe iniciativa për arritjen e objektivave në periudha afatshkurtra, afatmesme  dhe afatgjata si dhe organizon punën dhe përcakton detyrat sipas njësive kryesore administrative; 
  4. Koordinon dhe garanton përfshirjen e kontributeve të dhëna nga departamentet, dhe/ose strukturat tjera të  institucionit gjatë procesit të formulimit të politikave dhe strategjive sipas fushës së përgjegjësisë; 
  5. Siguron zbatimin e legjislacionit, politikave dhe vendimeve të titullarit të institucionit si dhe zgjidhjen e problemeve  të ndryshme dhe komplekse, që ndikojnë në realizimin e objektivave të institucionit; 
  6. Siguron përgatitjen dhe zbatimin e buxhetit për realizimin e politikave, synimeve dhe objektivave të institucionit  dhe siguron një sistemi efikas të kontrollit të brendshëm financiar si dhe identifikon mundësitë për reduktim të  shpenzimeve; 
  7. Menaxhon nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të institucionit dhe vendos politika dhe programe për  administrimin, përzgjedhjen, trajnimin, stimulimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, si dhe udhëheqjen dhe  menaxhimin e tyre; 
  8. Përfaqëson institucionin me autorizim të titullarit të institucionit në takime dhe forume brenda jashtë vendit në  fushat dhe çështjet e ndërlidhura me mandatet dhe funksionet e institucionit; 
  9. Kryen edhe çdo detyrë dhe përgjegjësi tjetër që i caktohet me Ligj apo i delegohet shprehimisht nga titullari I  institucionit. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas Ligjit nr.06/L 114 për zyrtarët publik. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to, e preferuar në fushat që  ndërlidhen me fushëveprimin e institucionit ku rekrutohet. 
  • Kualifikime të posaçme formale: nuk ka kërkesa të posaçme formale për këtë pozitë. 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, duke përfshire së paku pesë (5) vite  përvoje pune në pozita drejtuese. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Mendimi strategjik; 
  • Lidership; 
  • Mendimi kreativ; 
  • Zgjidhja e problemeve; 
  • Orientimi kah rezultatet; 
  • Komunikimi; 
  • Menaxhimi; 
  • Përshtatja; 
  • Puna në ekip; 
  • Zhvillimi i vetës dhe i tjerëve; 
  • Integriteti. 

Kërkesa specifike 

Nuk ka  

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Aftësi të larta organizative, drejtuese (lidership), formulim politikash, dhe menaxhim strategjik. 
  • Shkathtësi të shkëlqyera strategjike dhe analitike që mundësojnë të këshilloj për çështje komplekse me  besueshmëri dhe përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike të institucionit. 
  • Aftësi për të udhëhequr bashkëpunimin dhe për të menaxhuar ndryshime të rëndësishme në organizata të mëdha  dhe komplekse. 
  • Njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë së institucionit, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të shërbimit  civil. 
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve të zhvendosura, kërkesave dhe afateve kohore përmes aftësive të nivelit të  lartë analitik dhe zgjidhjes së problemeve. 
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur  marrëdhënie besimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon 
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet si një vlerë e shtuar 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Aplikacioni i cili plotësohet online me rastin e aplikimit (konsiderohet si CV dhe vlerësohet nga Komisioni);
  • kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
  • dëshmi për përvojën e punës / vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që  përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë; 
  • letër motivimi; 
  • kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës; 
  • dëshmi nga institucioni që nuk ka në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të  pushuar sipas Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët publik; 
  • dëshmi që nuk ka një masë disiplinore për largim nga pozita e zyrtarit publik në pesë vitet e fundit (për  kandidatët që janë zyrtare publik dëshmia lëshohet nga institucioni/et përkatës në të cilën ka punuar zyrtari në  pesë vitet e fundit). Kandidatët e jashtëm paraqesin deklaratën me shkrim të vetë-nënshkruar, për të dëshmuar se  ndaj tyre nuk ka pasur masë disiplinore të largimit nga pozita e zyrtarit publik në pesë vitet e fundit”. 
  • certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me  dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit; 
  • si dhe çdo dokument që provon plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit dhe  të deklaruara në aplikacion. 

Shënim shtesë: 

Ky proces i rekrutimit mund të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit të Ambasadës Britanike për përkrahje të  Rekrutimeve te Pavarura. Kandidatët njoftohen që emrat dhe rezultatet e kandidatëve që konsiderohen të emërueshëm  nga Projekti i Ambasadës Britanike për përkrahje të Rekrutimeve te Pavarura do të publikohen në faqen e internetit të  projektit. Kur të aplikoni për këtë pozitë, do të konsiderohet se pëlqimi është dhënë për publikimin përkatës. Do të  konsiderohet se gjithashtu është dhënë pëlqimi për Projektin e Ambasadës Britanike për përkrahje të Rekrutimeve të  Pavarura për të hyrë nga distanca dhe për të ruajtur përkohësisht dhe sigurt informatat për aplikimin dhe punën e  vlerësimit të kandidatëve. Informatat e tilla do të fshihen përgjithmonë pasi të ketë përfunduar vlerësimi.  

“Kandidatët këshillohen të vizitojnë www.kosovoselection.org për informacione të mëtejshme” 

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak 

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet, do të shpallet më së largu deri më datën 14/06/2022, në portalin e  rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net ) 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim – maksimumi 50 pikë 
  • Intervista – maksimumi 50 pikë 

Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar  

  • Lista e kandidateve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së largu deri më datën 19/07/2022, në  portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Mënyra e aplikimit 

  • Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil  të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

02/07/2022
01/07/2022
01/07/2022
Infermier/e (2)   Junik
30/06/2022