Sekretar/e i/e kompanisë, Zyrtar/e Kryesor i Financave dhe Thesarit

bifurkacioni ferizaj e1596529532423
KRU Bifurkacioni
Publikuar më
04/10/2020
Qyteti
Ferizaj
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar në Nenin 21, Paragrafi 21.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, në Nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Nenit 21,  Paragrafi 21.4 të Ligjit bazik Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, në Nenin 8, Pika 1 dhe 2 të Ligjit të Punës 03/L-212, si dhe në Nenin 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik Nr. 07/2017, Bordi i Drejtorëve të KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur më 25.09.2020, mori vendim të shpallë:

KONKURS

Për vendet e punës:

Sekretar i kompanisë (1)
Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit (1)

  • Orari i plotë i punës - Po,
  • Kohëzgjatja e kontratës - 3 vjeçare,
  • Koeficienti - në përputhje me politikat zhvillimore të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

Për pozitën Sekretar i kompanisë

  • Udhëheqë dhe mbikëqyr punët juridike-administrative në kompani,
  • Vepron si agjent i kompanisë për pranimin e njoftimeve,
  • Kryen të gjitha aktivitetet, publikimet për autoritetin përkatës siç kërkohet me ligj dhe statut,
  • Koordinon punët me Kryeshefin Ekzekutiv të kompanisë dhe përgatit materialet dhe dokumente për mbledhjet e BD,
  • Mbikëqyr mirëmbajtjen dhe azhurnimin e rregullt në ueb-faqen e kompanisë,
  • U jep këshilla juridike punëtorëve të kompanisë,
  • Është përgjegjës për mbajtjen e procesverbaleve të secilës mbledhje të BD dhe Komitetit të Auditimit,
  • Është përgjegjës për harmonizimin e akteve normative në kompani me ligjet në fuqi,
  • Është përgjegjës për zbatueshmërinë e ligjit në kompani,
  • Për punën e tij, i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv dhe BD.

Për pozitën Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit

  • Udhëheqë, organizon, përcjell dhe kontrollon punën e shërbimit financiar të kompanisë,
  • Siguron zbatimin e politikës financiare sipas vendimeve të Bordit Ekzekutiv të kompanisë dhe Bordit të Drejtorëve,
  • Përkujdeset për sigurimin e mjeteve për punë të rregullt dhe pagesën e detyrimeve,
  • Jep udhëzime për organizimin e metodës së punës të kontabilitetit financiar,
  • Përgatit planin për propozim e të hyrave të përgjithshme dhe shpërndarjen e tyre,
  • Kujdeset për koordinimin e punëve në kontabilitet, financa, plan dhe analizë,
  • Zbaton  ligjshmërinë në fushën e financave,
  • Harton planet vjetore dhe periodike të kompanisë në afate ligjore,
  • Kujdeset për afarizëm të suksesshëm të kompanisë dhe pagesën e të ardhurave personale  të punëtorëve,
  • Për punën e vet i përgjigjet  Bordit të Drejtorëve.

Përgatitja shkollore

Për pozitën Sekretar i kompanisë

  • Fakulteti Juridik,
  • Së paku 3 (tre) vjet përvojë pune,
  • Të këtë aftësi për punë nën presion,
  • Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë,
  • Të këtë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel PowerPoint, PIP).

Për pozitën Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit

  • Fakulteti Ekonomik,
  • Së paku 3 (tre) vjet përvojë pune në fushën e financave, pas diplomimit,
  • Të këtë aftësi për punë nën presion,
  • Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë,
  • Të këtë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel PowerPoint, PIP).

Procedura e aplikimit
Për pozitën I dhe II

  • Aplikacioni për punë - kërkesa,
  • Biografia, CV-ja,
  • Certifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj,
  • Diploma e fakultetit,
  • Letërnjoftimi, fotokopje,
  • Vërtetimi se nuk ushtrohet procedurë hetimore nga gjykata,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës.

Aplikacioni merret në Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore, zyrën nr. 1 - KRU Bifurkacioni, ku edhe bëhet dorëzimi i aplikacionit së bashku me dokumentacionin e kërkuar në zarf-pliko të mbyllur.

Afati i konkursit për aplikim është i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në ueb-faqen e kompanisë dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 2.10.2020 e deri më 16.10.2020, prej orës 9.00 h – 15.00 h. Telefoni për kontakt 0290/320-650.

Listime të ngjashme

Zyrtar/e i/e Depos   Prishtinë e re
19/10/2020
17/10/2020
17/10/2020
17/10/2020