Sekretar/e

64x64 ministria e mbrojtjes 150x150 1
Ministria e Mbrojtjes
Publikuar më
29/10/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në pajtim me Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik, Ministria  e Mbrojtjes  shpall këtë:

KONKURS

Titulli i vendit të  punës: Sekretar
Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës; Grada A
Nr. referencës së vendit të punës; 0051; 0131
Vendi; MM

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Të siguroj mbarëvajtjen e punëve në zyrën e shefit të tij/saj;
  • Të evidentoj, klasifikoj dhe vendos në dosje dokumentacionin e zyrës;
  • Të siguroj kompletimin e të gjithë dokumentacionit që del nga zyra dhe hyn në të;
  • Të siguroj pajimin e zyrës me inventar të nevojshëm;
  • Të aranzhoj takimet/kontaktet e Shefit të Departamentit dhe të Sektorëve me shefat e departamenteve/divizioneve/sektorëve, me zyrtarë të tjerë të MM-së dhe me institucione te tjera sipas nevojës;
  • Të administroj të gjithë korrespodencën që hyn dhe del në departamentin / sektorin përkatës;
  • Të takoj dhe përcjell palët dhe vizitorët dhe të siguroj përgjigjet e duhura të gjithë palëve të interesuara në shërbimet e departamenteve/sektorëve përkatës.
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje më ligjet dhe rregulloret  aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme nga mbikëqyrësi më i lartë

Proceduarat e konkurrimit:

  • Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim..

Shkollimi i kërkuar:

  •  Shkolla e Mesme.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  • Së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative; 
  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës; 
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët; 
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel); 
  • Njohuri të gjuhës shqipe apo serbe,
  • Njohuri të gjuhës angleze ( e dëshiruar),
  • Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit.
  • Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese.
  • Kreativ në ide dhe zgjidhje të problemeve.
  • Të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor.
  • Duhet të veprojë me maturi me njerëz në punë,
  • Duhet të jetë i/e motivuar dhe të ketë etikë të lartë pune.
  • Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip.
  • Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara. 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin;

  • Procesi i rekrutimit për këtë pozitë është i bazuar Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik.
  • Kandidatët të cilët  i plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre. 
  • Kandidatët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë. 
  • Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit). 

Kohëzgjatja e emërimit  

  • Emërimi është me afat të pacaktuar.

Data e mbylljes së konkursit

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes. 
  • Afati i aplikimit është nga data 27.10.2020 deri më 10.11.2020. 
  • Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës,  me pullë postare,  në ditën e fundit të shpalljes,  konsiderohen të vlefshme. 

Paraqitja e kërkesave:

  • Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo  me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit,  Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. 
  • Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kërkesa specifike:

  • Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit. 

Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të konkurrimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Departamentin e Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit të MM-së,  apo në web-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni  në:  038 200 13 508.

Listime të ngjashme

19/11/2020