Sekretar/Administrator, Mësimdhënës/e (2), Punëtor/e Teknik/e

komuna decan logo e1612521714314
Komuna Deçan
Publikuar
11/02/2022
Skadon
25/02/2022
Lokacioni
Deçan
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë nenit 67, 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, Ligjit Nr.03/L-068 për Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, në bazë të Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.05/2021 përNormativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Deçanit, shpall:

KO N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Institucioni: Komuna e Deçan
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit

Titulli i vendit të punës:

Sekretarit/Administratorit i/e Shkollës në SHFMU ‘’Drita” në Gramaqel dhe SHFMU ‘’Dëshmorët e Baballoqit” në Baballoq

  • Numri i Pozitave: (1)
  • Periudha e Kontratës: Me kohë të pacaktuar (Vend i Lirë — Koeficienti 6.3)

Mësues Klase në SHFMU ‘’Jusuf Gërvalla” në Prapaqan - PNF në Dubovik

  • Numri i Pozitave: (1);
  • Periudha e Kontratës: Me kohë të pacaktuar (Vend i Lirë)

Mësimdhënës i/e Edukatë Figurative në SHFMU ‘’Bajram Curri” Strellc i Epërm (8 orë); SHFMU ‘’Dëshmorët e Kombit” në Strellc i Ulët (4 orë); SHFMU ‘’Dëshmorët e Baballoqit” në Baballoqi (4 orë);

  • Numri i Pozitave: (1);
  • Periudha e Kontratës: Me kohë të pacaktuar (Vend i Lirë - 16 orë)

Punëtor Teknik - Pastrues në SHFMU ‘’Heronjët e Dukagjinit” në Gllogjan

  • Numri i Pozitave: (1);
  • Periudha e Kontratës: Me kohë të pacaktuar (Vend i Lirë)

Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;

Detyrat Kryesore të sekretarit/administratorit:

  • Përgatit projektet e akteve normative të shkollës dhe i bën ndryshimet dhe plotësimet e tyre;
  • Mban të gjitha shënimet (të dhënat) e mësimdhënësve, të nxënësve dhe të personelit tjetër të shkollës;
  • Mban librin amë të të punësuarve dhe kujdeset për evidencën personale (dosjet), për azhumimin e tyre, për përvojën e punës, për pushimet e lehonisë të mësimdhënëseve, kohën e pensionimit, si dhe kryen të gjitha punët e tjera administrative dhe, përmes drejtorit të shkollës, njofton DKA-në;
  • Ndihmon drejtorin në administrimin, drejtimin e shkollës dhe në të gjitha aktivitetet e shkollës;
  • Ndihmon dhe këshillon drejtorin për zbatimin e ligjit, të udhëzimeve administrative të MASHT dhe të akteve të tjera juridike;
  • Ndihmon drejtorin në mbledhjet me prindër, me komunitetin, me arsimtarët dhe me drejtorët e shkollave të tjera lidhur me profdin dhe aktivitetet e shkollës;
  • Ndihmon drejtorin në zhvillimin dhe sigurimin e gjithëpërfshirës, paanësisë dhe në programet e tolerancës;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të arkivit dhe të administratës së shkollës;
  • Regjistron të dhënat në SMIA, harton dhe monitoron statistikat dhe raportet e shkollës;
  • Mban procesverbal të shkruar për të gjitha çështjet që lidhen me administratën e shkollës;
  • Protokollon çdo kërkesë/ankesë me shkrim që i drejtohet shkollës dhe njofton drejtorin për respektimin e afateve zyrtare për përgjigje;
  • .Pranon dërgesat postare, letra ose pako;
  • Kryen dhe detyra tjera në përputhje më ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi i tij.

Kriteret e kualifikimit: Sekretar shkolle - Diplomë universitare - Drejtimi: juridik, ekonomik apo administratë publike. (dv vite përvojë pune profesionale - pas diplomimit).

Detyrat Kryesore të mësimdhënësit/ës:

  • Misioni dhe detyra e mësimdhënësit është të zhvillojë te nxënësi qëndrim, njohuri, shkathtësi, dije dhe t’i japë informata sa më të sakta dhe korrekte në pikëpamje shkencore, kulturore e morale;
  • Mësimdhënësi është përgjegjës për edukimin dhe formimin korrekt të nxënësve me normat dhe sjelljet e shëndosha morale;
  • Të realizojë planin dhe programin e paraparë edukativ e arsimor, të respektojë rregullat e disiplinës, orarin e mësimit dhe të kërkojë nga nxënësit të kenë sjellje korrekte;
  • Të vishet në përputhje me kodin etik të veshjes dhe me normat pedagogjike- arsimore të sistemit arsimor të Republikës së Kosovës. Në procesin mësimor mësimdhënësi ka për detyrë të mbajë uniformën e shkollës që e ka zgjedhur Këshilli Drejtues i Shkollës;
  • Përveç procesit të rregullt mësimor, mësimdhënësi organizon takime të veçanta me grupe nxënësish ose me paralele të caktuara, për tematika dhe objektiva specifike, që do f u shërbenin nevojave që kanë nxënësit për mësim plotësues ose për mësim shtesë;
  • Mësimdhënësi harton planin vjetor dhe mujor, përgatit planin ditor, i cili duhet të jetë analitik, racional dhe të pasqyrojë teknologjitë bashkëkohore të mësimdhënies, punën në grupe, punën individuale, të mësuarit aktiv e krijues, bën vlerësimin e vazhdueshëm të nxënësve dhe në raste të veçanta përgatit edhe PIA-n;
  • Mësimdhënësi duhet të jetë udhërrëfyes dhe t’i ndihmojë nxënësit në përdorimin e kompjuterëve, projektorit, veglave muzikore dhe pajisjeve të tjera, të përgatisë orët e mësimit me demonstrime e me mjete konkrete: CD, DVD. tabela, vizatime etj.;
  • Mësimdhënësi mban përgjegjësi për mirëmbajtjen e orendive dhe pajisjeve në klasat e mësimit, në laboratorë dhe në kabinete. Në rast të shkatërrimit ose dëmtimit, duhet të raportojë menjëherë te drejtori i shkollës, në të kundërtën do të detyrohet të paguajë vetë dëmin e shkaktuar;
  • Mësimdhënësi mban përgjegjësi për praninë e nxënësve në mësim, evidentimin e mungesave sipas kërkesave dhe rregullave të caktuara nga MASHT;
  • Mësimdhënësi vendos a duhet të lejojë nxënësin mos të jetë prezent në orën e mësimit, në rastet që i konsideron të arsyeshme; me këtë rast nxënësi shënohet në rubrikën e mungesave me shënimin “me leje” anash;
  • Mësimdhënësi nuk ka të drejtë ta largojë nga ora mësimore nxënësin i cili nuk i respekton rregullat e sjelljes në orën e mësimit. Nëse problemi nuk mund të menaxhohet, atëherë ai adresohet te drejtori i shkollës apo te bashkëpunëtorët profesional në shkollë (nëse ka).
  • Në rast të mungesës nga mësimi për arsye të ndryshme, mësimdhënësi është i obliguar ta njoftojë me kohë drejtorin e shkollës;
  • Mësimdhënësi në procesin mësimor nuk guxon të shkojë në klasë pa Ditarin personal dhe Librin e klasës;
  • Mësimdhënësi patjetër merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të mësimdhënësve, të Aktiveve profesionale dhe të Këshillit të klasës;
  • Mësimdhënësi obligohet të marrë pjesë dhe të organizojë aktivitete edukative nxënës;
  • Mësimdhënësi mban përgjithësi për bazën materiale, didaktike etj, që e ka ngarkim;
  • Mësimdhënësi duhet detyrimisht f i kompensojë orët e humbura, pavarësisht nga arsyet e humbjes, të ketë paraqitje të rregullt dhe të jetë korrekt në marrëdhënie me të tjerët;
  • Mësimdhënësi duhet ta zbatojë me përpikëri udhëzimin administrativ të MASHT, që përcakton mënyrën e vlerësimit të nxënësve dhe shkallën e arritshme risë së nxënësve.
  • Mësimdhënësi është i obliguar të paraqitet në shkollë së paku 15 minuta para fillimit të mësimit.

Kushtet dhe Kualifikimi — Mësues Klase:

  • Fakultetit i Edukimi - programi fillor;
  • Fakulteti i Mësuesisë.
  • Kushtet dhe Kualiflkimi - Mësimdhënës i/e Edukatë figurative:
  • Niveli master (300 ECTS); Sistemi katërvjeçar; Baçhelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Detyrat dhe përgjegjësitë e mirëmbajtës/e të higjienës:

  • Të pastrojnë dhe të mirëmbajnë të gjitha ambientet e shkollës, të mirëmbajnë dhe të pastrojnë oborrin dhe lulishten e shkollës;
  • Rregullisht të pastrojnë me detergjente tërë objektin e shkollës, përkatësisht xhamat e dritareve, dyert, muret, dyshemetë e klasave, të korridoreve, tualetet, sallën e mësimdhënësve, laboratorët, kabinetet dhe bibliotekën e shkollës;
  • Mirëmbajtësit e higjienës kanë për detyrë të identifikojnë, të evidentojnë, të llogaritin dhe të planifikojnë në afate periodike, të caktuara nga drejtori, shpenzimet që krijohen nga amortizimi ose harxhimi i mjeteve të punës të nevojshme për mbajtjen e higjienës dhe, sipas nevojës, t’ia prezantojnë drejtorit planifikimin e përgjithshëm të shpenzimeve të institucionit edukativo- arsimor.

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit;
  • Rezymeja personale (CV);
  • Dokumenti personal(letëmjoftimi ose pasaporta - kopje- shtetësi Kosovare) -
  • Diploma e kualifikimit e noterizuar;
  • Trajnime (nëse ka);
  • Vërtetimin për përvojën e punës (nëse ka);
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime;
  • Certifikata e lindjes;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara në MASHT.

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 11.02.2022 deri me 25.02.2022 (16:00)

Të gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet duhet ti shkarkojnë nga portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe faqen zyrtare të komunës, dhe të plotësuara ti dorëzojnë në Drejtorin për Arsim, (Zyrën nr. 52). Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këtë pozitë, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Përçdo paqartësi aplikuesit i drejtohen DKA-së, zyra nr.52 Kati-III.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Deçanit

Shpalljet e ngjashme

Teknik/e i/e farmacisë   Rahovec e re
22/05/2022
Infermier/e (12)   Rahovec e re
22/05/2022
Sekretar/e i/e Shkollës   Pejë e re
22/05/2022
20/05/2022
20/05/2022