Rojtar i Natyrës në Parkun Kombëtar (3)

kosovo logo gov square e1558603204655
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit
Publikuar më
30/06/2020
Qyteti
Dragash
Kategoria
Sigurim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve,  Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit më datë 27.06.2020, bën:

  • Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta
  • Titulli i punës: Rojtar i Natyrës në Parkun Kombëtar
  • Numri i referencës: AMMK – 1/ 2020 - MSHV
  • Tarifa e shërbimit: 241.68 Euro (Bruto)
  • Njësia Organizative: Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës - Drejtoria për Administrimin e   Parkut Kombëtar “Sharri”
  • Raporton tek: Udhëheqësi i Sektorit për Kontroll dhe Mbikëqyrje
  • Lloji I kontratës: Marrëveshje për Shërbime të Veçanta - (MSHV)
  • Kohëzgjatja e marrëveshjes: 5 muaj
  • Orari i punës: I plotë

Lokacioni: Në Komunën e Dragashit në këto rajone menaxhuese: Koritnikut, Krushevë- Globoçicë- Brod- Restelicë, Opojë / 3 ekzekutues

Në komunën e Shtërpcës në këto rajone menaxhuese: Brod, Firajë-Drajkoc, Jazhincë-Brezovicë, Shtërpcë-Gotovush, Vërbeshticë-Berevcë, Sevcë / 6 ekzekutues

Në komunën e Kaçanikut në këto rajone menaxhuese: Blerana-Jasika, Dubravë Qafshqiponja-Strazhë, Blerana-Dubrava / 4 ekzekutues

Detyrat dhe përgjegjësisë:

  • Kujdeset për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e parkut kombëtar,
  • Planifikon dhe organizon shëtitjet për qëllime mësimore në zonën e mbrojtur;
  • Kryen aktivitetet në edukimin mjedisor të vizitorëve dhe komunitetit lokal;
  • Kujdeset për sigurinë e vizitorëve dhe ndërmarrjen e masave për shpëtim;
  • Vëzhgon dhe përcjell gjendjen e llojeve të bimëve, kërpudhave dhe shtazëve si dhe vlerave të tjera në parkun kombëtar;
  • Bashkëpunon me udhëheqësit e projekteve hulumtuese dhe projekteve tjera të lejuara në zonën e mbrojtur;
  • Bashkëpunon me pronarët dhe përdoruesit e ligjshëm të patundshmërive në parkun kombëtar me qëllim të mbrojtjes së natyrës;
  • Mbikëqyrë kryerjen e veprimtarive dhe punëve të lejuara në zonën e mbrojtur;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e infrastrukturës në objektet të cilat gjinden në zonën e mbrojtur;
  • Kryen punët e mbikëqyrësit në bazë të autorizimit të veçantë.

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara

Diploma e shkollës se mesme; Njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme; Aftësi te punoj në nivelin me te larte te konfidencialitetit dhe transparencës.

Vërejtje: Të gjithë aplikantët janë të obliguar që gjatë dorëzimit të dokumentacionit të tyre të bartin maska dhe dorëza si dhe njëkohësisht të respektohet distanca.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit  mirëpret aplikacionet  nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha  komunitetet.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 8 ditë kalendarike nga dita e publikimit në web faqen e MEA-së dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit me 04.07.2020.

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e MEA-së, ose mund të tërhiqen nga web faqja e MEA-së në adresën http://mmph.rks-gov.net/ dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: Ndërtesa e ish Rilindjes Kati 16 Nr.Zyres 1617 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 32 555.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.

Shpallja e plote e punes.

Listime të ngjashme