Rojtar/e i/e natyrës në parkun kombëtar

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
MMPHI
Publikuar më
01/12/2021
Qyteti
Junik
Kategoria
Mjedis  
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00007835
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 03/11/2021
Afati për aplikim: 03/12/2021 - 17/12/2021

Bazuar në Ligjin Nr.06/L - 114 për Zyrtarët Publik , Nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si  dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për Rregullimin e  Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Divizioni i Burimeve Njerëzore të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, më datë 03.11.2021 shpall:   

KONKURS PUBLIK 

  • Titulli i Vendit te Punës: Rojtar i natyrës në parkun kombëtar (2 pozita)
  • Koeficienti: 4.5
  • Lloji i pozitës: Nëpunës administrativ dhe mbështetës
  • Kohëzgjatja e emërimit: Periudhë e pacaktuar - periudha provuese:  gjashtë (6) muaj
  • Njësia Organizative: Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës - Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
  • Raporton tek: Përgjegjësi i sektorit të pylltarisë 
  • Data e njoftimit: 03.11.2021
  • Afati për aplikim: 03.12.2021 – 17.12.2021
  • Orari i punës: I plotë
  • Vendi: 1 (një) pozitë në Pejë, 1 (një) pozitë në Junik

Qëllimi i vendit të punës: 

Ruajtja, mbrojtja, promovimi dhe menaxhimi i vlerave natyrore ne territorin e Parkut  Kombëtar Bjeshkët e Nemuna”. 

Detyrat dhe përgjegjësisë:  

  1. Kujdeset për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e parkut kombëtar Bjeshkët e  Nemuna”; 
  2. Monitorimi dhe parandalimi, kontrollimi, evidentimi dhe raportimi i rregullt për te  gjitha ndikimet te cilat shkaktojnë ndryshimet; 
  3. Planifikon dhe organizon shëtitjet për qëllime mësimore në zonën e mbrojtur;
  4. Kryen aktivitetet në edukimin mjedisor të vizitorëve dhe komunitetit lokal;
  5. Kujdeset për sigurinë e vizitorëve dhe ndërmarrjen e masave për shpëtim;
  6. Vëzhgon dhe përcjell gjendjen e llojeve të bimëve, kërpudhave dhe shtazëve si dhe  vlerave të tjera në parkun kombëtar; 
  7. Bashkëpunon me pronarët dhe përdoruesit e ligjshëm të patundshmërive në parkun  kombëtar me qëllim të mbrojtjes së natyrës;  
  8. Mbikëqyrë kryerjen e veprimtarive dhe punëve të lejuara në zonën e mbrojtur;
  9. Kujdeset për mirëmbajtjen e infrastrukturës në objektet të cilat gjinden në zonën e  mbrojtur;  
  10. Kryen edhe punët e mbikëqyrësit në bazë të autorizimit të veçantë. 

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara 

  • Shkolla e mesme (Diploma); 
  • Njohës i mirë i territorit të PK “Bjeshkët e Nemuna”;
  • Njohës i mirë i llojeve të florës dhe faunës;
  • Te ketë paraqitje te mire;
  • Njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë)  është e domosdoshme.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ofron mundësi të barabarta  të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të  gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Data e publikimit të konkursit në portalin shtetëror www.konkursi.rks-gov.net është prej  datës 03.11.2021 deri me 02.12.2021 ndërkaq konkursi është i hapur për aplikim 15 ditë,  përkatësisht nga data 03.12.2021 deri me 17.12.2021. 

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e Ministrisë së  Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ose të shkarkohen nga portali shtetëror  në linkun: https://konkursi.rks-gov.net apo nga web faqja e MMPHI-së https://mmphi.rks gov.net/ dhe të plotësuara dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën:  Ndërtesa e ish Rilindjes Kati 16 Nr. Zyrës 1617 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00.  Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 32 555.  

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të  kualifikimit, Certifikata që personi nuk është nën hetime si dhe dokumentacionet tjera të  nevojshme sipas konkursit.  

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të njoftohen për vendin, datën dhe  kohën e mbajtjes së testimit me shkrim përmes web faqes zyrtare të MMPHI-së, nëpërmjet  telefonit ose me shkrim si dhe në tabelën e shpalljeve publike të MMPHI-së nga Divizioni i  Burimeve Njerëzore. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar për testime,  duhet të sjellin për konfirmim të gjitha dokumentet origjinale. Aplikacionet e dorëzuara pas  afatit të paraparë nuk pranohen ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

 

Listime të ngjashme