Rojtar/e (5)

komuna suhareke 150x150 1
Komuna e Suharekës
Publikuar më
22/10/2020
Qyteti
Suharekë
Kategoria
Sigurim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komuna e Suharekës duke u bazuar në nenin 8, dhe nenin 10 paragrafi 6,7 dhe 8 të Ligjit të punës Nr. 037L-212, si dhe bazuar ne kerkesen e Drejtorisë për Administratë me qellim të Kryerjes se punëve në këtë Drejtori përmes: Kontratave për punë dhe detyra specifike kërkon angazhimin e pesë  (5) sigurim fizik Rojtar të objekteve të Komunës për ofrimin e shërbimeve për nevojat e kësaj Drejtorie.

Drejtoria për Administratë: Pesë (5) Sigurim fizik të objekteve të Komunës (Rojtar)-
Kohëzgjatja e kontratës 120 (njëqind e njëzetë) ditë (4) muaj.

Paga: 280 Euro Bruto

Kualifikimi : Shkolla e mesme

Detyrat dhe pergjegjesite:

  • Bënë sigurimin fiziktë godinave dhe hapsirave (oborrit) te Komunës
  • Pret dhe informon vizitorët e Komunës, pas orarit të punës
  • Ndalon hyrjen e personave të pa autorizuar dhe te pa deshiruar,
  • Bënë mirëmbajtjen,kontrollin,pastrimin e oborrit nga mbeturinat ujit kopshtet barin, kontrollon dritat dhe merr masat per mbrojtjen e objekteve nga fatkeqësitë natyrore (uji,zjarri etj)
  • Kryen punë të tjera shtesë me kërkesë të shefit -Drejtorit.

Aftësitë kryesore, dituria, zotësia që kërkohet:

  • Të jete person me integritet te larte personal dhe moral
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Njohuri të mira të punes

Mënyra e aplikimit:

Kandidatet e interesuar duhet te paraqesin një biografi profesionale (CV), certifikaten qe
ndaj tij-saj nuk jane duke u zhvilluar hetimet, kopja e letërnjoftimit kopjet e dokumentacionit
për kualifikimin. Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën Pritëse të Komunës së
Suharekës.

Shpallja mbetet e hapur 8 ditë nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve dhe Web faqen e
Komunës së Suharekës.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën
nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor, ndërsa ata te cilet nuk hyjn ne perzgjedhje nuk do të kontaktohen.

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë , duhet të sjellin për verifikim të gjitha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes nuk do të pranohen.

Shpallja e plote.