Roje Pyelli

64x64 komuna e gjakoves logo
Komuna e Gjakovës
Publikuar më
22/10/2020
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Sigurim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar në nenin 8 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës numër 03/L-212 dhe nenit  2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

SHPALLJE REKRUTIMI

Titulli i vendit të punës: Roje Pylli (në rajonin e Hasit)
Institucioni: Komuna e Gjakovës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural
Numri i Pozitave: (1) një
Grada/Koeficienti: sipas koeficientit 4.5
Kohëzgjatja e emërimi: E pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbrojtja e pyjeve dhe tokave pyjore nga prerjet ilegale, zjarret pyjore dhe sëmundjet e pyjeve;
  • Të ruaj nga dëmtimet rrugët pyjore dhe objektet pyjore;
  • Përcjellë realizimin e planeve operative të shfrytëzimit, mbrojtjes, ngritjes dhe ndërtimit të Infrastrukturës pyjore;
  • Merr pjesë në damkosjen e masës drusore në ngastrat e parashikuara;
  • Dhënja e dokumentit përcjellës (flete përcjellja e transportit);
  • Përgatit fletëparaqitjet për veprimet ilegale të prerjes, nxjerrjes, grumbullimit, përpunimit të materialit drunor dhe të njëjtat i dërgon në Gjykatën kompetente;
  • Kryen edhe punë të tjera të kësaj natyre sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas

Shkollimi i kërkuar: Shkollimi i mesëm;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • Të kenë së paku dy vite përvojë pune;
  • Aftësi dhe shkathtësi fizike për ecje në terrene malore;
  • Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës;

Puna provuese: 12 muaj.

Afati i konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjete (15) ditë kalendarik nga data e publikimit (nga 22.10.2020 deri 05.11.2020).

Dokumentet e kërkuara:

Diploma mbi kualifikimin e noterizuar, Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhesë në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Roje Pyelli   Prizren
19/11/2020