
Përshkrimi
RN00008829
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 19/04/2022
Afati për aplikim: 19/05/2022 - 02/06/2022
Ne pajtim të nenit 68 parag.1, neni 79, 80, 81 dhe 82 të Ligjit nr. 06-L/114 për Zyrtarët Publik, neni 8 paragrafi 1 dhe 2, neni 10 nënparagrafi 2.1, i Ligjit nr.03/L-212 të Punës, nenit 4, si dhe dispozitave tjera të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Komuna e Mitrovicës së Jugut shpall;
K O N K U R S P U B L I K
- Institucioni : Komuna e Mitrovicës
- Drejtoria: Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve
- Titulli i vendit të punës: Roje pylli – tri (3) pozita
- Përiudha e kontratës; Në kohë të pacaktuar
- Kategoria funksionale/Koeficenti: 5
Qëllimi i vendit të punës: Mbrojtja e pyjeve nga prerja ilegale, dhe raportimi për çdo lloj dëmi nga faktorët e ndryshëm, si; dëmi nga prerja ilegale, dëmet e shkaktuara nga zjarret, erozionet, kafshet e egra, përcjelljen dhe raportimin e gjendjës shendetësore të drunjëve, ndryshimet eventuale të strukturave pyjore prej qfarë do faktori, etj.
Detyrat dhe përgjegjësitë Detyrat
- Angazhimi i drejtperdrejt në mbrojtjen e pyjeve dhe resurseve natyrore;
- Parashtrimi i fletparaqitjeve për vjedhje pylli, dhënia e shenimeve udhëheqësit për procedurë të mëtutjeshme;
- Evidentimi i të dhënave në ditarin e punës dhe librin e cungjeve;
- Informimi i personave përgjegjës për mbrojtjen e pyjeve nga vjedhje, uzorpimet, zjarret, sëmundjet dhe pjesëmarrje direkte në parandalimin e tyre;
- Bashkëpunimi me stafin teknik dhe me shefin e njësisë për mbrojtjen e mirëfillt të pyjeve;
- Përfaqësimi i lëndëve-fletëparaqitjeve për vjedhje të pyllit, në gjykata në cilësinë e dëshmitarit;
- Bashkëpunimi me Policinë për ndërprerjen e dëmit pyjor si dhe identifikimin e saktë të palëve dëmtuese.
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Shkollimi i kërkuar: Përgatitja e mesme shkollore.
Dokumentet e kërkuara; diplomë e noterizuar e shkollës së mesme, drejtimi i pylltarisë, në mungesë të këtij drejtimi kërkohet diplomë e shkollës së mesme në drejtime tjera, kopje e leternjoftimt, extrakti i lindjes, si dhe dëshmi nga gjykata se nuk jeni i denuar apo nën hetime për vepër penale.
Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen: Shkathtësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune, aftësi vendimmarrëse, raportuese dhe i gatshëm të marrë përgjegjësi.
Informata të përgjithshme :
Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10 në Komunën e Mitrovicës. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Data e njoftimit në veb faqen; konkursi.rks-gov.net është prej dt; 19.04.2022 deri me dt;18.05.2022, ndërsa data e aplikimit është nga data 19.05.2022 deri me datën 02.06.2022. Përveq veb faqes unuike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/
Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni.