
Përshkrimi
RN00009249
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 17/06/2022
Afati për aplikim: 17/07/2022 - 31/07/2022
Në bazë të Vendimit të Kryetarit nr.02-111/01-002673622 dt.13.06.2022 për lejimin e shpalljes se Konkursit në baze të nenit 68 paragrafi.1, neni 79, 80, 81 dhe 82 të Ligjit nr. 06-L/114 për Zyrtarët Publikë, neni 8 paragrafi 1 dhe 2, neni 10 nenparagrafi 2.1, i Ligjit nr.03/L-212 të Punës, nenit 4, si dhe dispozitave tjera të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik , NIMBNJ në Skenderaj publikon këtë :
KONKURS
Titulli i vendit të punës: Roje Pylli
Institucioni: Komuna Skenderaj
Drejtoria: Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural
Lloji i pozitës: Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës
Numri i pozitave: Një (1)
Titulli i mbikëqyrësit: Shefi i sektorit
Koeficienti: 4.5
Orari i punës 40 orë në javë
Kohëzgjatja e kontratës sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bënë mbrojtjen e pyllit nga prerja ilegale
- Ndalon çdo person qe merr veprime kundërligjorë ne pyje dhe toka pyjore
- Merr pjesë në regjistrimin e terreneve dhe në raste të zjarreve lajmëron zjarrfikësit
- Bën dorëzimin e të dhënave nga terreni për shefin e sektorit të pyjeve
- Kontrollon vendosjen e rendit pyjor
- Bën reduktimin e trungjeve në pyjet e ulta në pronë shtetërore dhe private
- Harton gjendjen periodike dhe vjetore të punëve të kryera dhe të njëjtat i dorëzon te shefi i sektorit të pylltarisë
- Kryen edhe detyra tjera profesionale në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi
Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Shkolla e mesme;
- Të jetë i gatshëm të punoj nën presion;
Çdo aplikues duhet të plotësoi dhe dorëzoi dokumentacionin me sa vijon :
- Fletë aplikacionin e plotësuar
- Dokumentacionin mbi përgatitjen dhe kualifikimin /kopje/ e noterizuar( vërtetuar )
Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në zyrën pritëse në Komunën e Skenderajt. Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do te shqyrtohen
Informata të përgjithshme:
Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Komunën e Skenderajt Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do te pranohen.
Data e njoftimit në veb faqen; konkursi.rks-gov.net është prej dt; 17.06.2022 deri me dt;16.07.2022, ndërsa data e aplikimit është nga data 17.2022 deri me datën 31.07.2022 Përveq Web faqes unike të procedurave të konkurrimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës. Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga Komisioni.