Roje Pyelli

Komuna e Vitisë
Publikuar më
08/05/2020
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 10 paragrafi 6 të Ligjit të punës të Republikës së Kosovës nr.03(L-212
dhe Rregullores nr. 0272010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civilë Komuna e
Vitisië shpall:

KONKURS
( Procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit )

Drejtoria e Bujqësisë, pylltaris dhe zhvillimit rural
Titulli i punës: Roje Pyelli
Nr. i pozitave: Një (1)
Paga bruto mujore: 300.00 €
Lloji i kontratës: (Marrëveshje për shërbime të veçanta)
Kohëzgjatja kontratës, Gjashtë (6) muaj

Qëllimi i angazhimit: Mbrojtja e pyjeve dhe menagjimi i tyre në Rajonin e Fsh.Lubishtë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Të ruaj puellin nga vjedhja ,shkatrrimi,dëmtimi i drujve dhe tokës pyjore,
Të ruaj nga shkatrrimi rrugët pyjore,të informoj për uzurpimet të tokave pyjore
Të ruaj dhe përkujdeset për shejat kufitare,
Të perandaloj gjuetine ilegale,
Të kryej procedurat të masës drunore dhe kontrollimin e transportit të prodhimeve drunore dhe jo drunore të pyejeve,
Të paraqet rastet e smundjeve infektive ,dëmet nga brejsit ,fortunave dhe vërshimeve,
Të ndaloj kullotjen ilegale,nxerrjen e gurve, zhavorit dhe dheut dhe mbeturinave tjera pyjore,
Të bëjë zavendsimin e rojtarit tjetër të pyllit gjatë pushimit vjetor, pushimit mjeksor me urdhërin e autoritetit pyjor komunal.
Bëjnë palimin e drujve të masës së konfiskuar.
Përkujdesen edhe për objektin dhe depon ku janë të vendosura drujt e konfiskuar.
Edhe punë të tjera teknike me urdhërin e përgjegjësit të vetë.

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

Shkolla e mesme
Të ketë aftësi të mira komunikuese ndër njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punoj me orar
fleksibil të punës.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t'i kompletoj dhe dorëzoj
dokumentacionin e domosdoshëm (foto kopje) si vijon :

dëshmi të kualifikimit shkollorë në fotokopje .
dokumentin e identifikimit.

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Vitisë ,

Afati i aplikimit është 7 ditë, nga dita e shpalljes publike të konkursit në Web faqen komunale dhe tabelen e shpalljeve publike.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.
Përzgjedhja do të bëhet nga komisioni profesional .