Roje Pyelli

shtime e1608736731496
Komuna e Shtimes
Publikuar më
06/04/2021
Qyteti
Shtime
Kategoria
Sigurim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 68 dhe 80 të Ligjit nr.0GJL-114 për Zyrtarët Publikë, neni 8 paragrafi 1 dhe
2 neni 10 nënparagrafi 2.1, I Ligjit nr.037L-212 të Punës, si dhe nenit 4 të Udhëzimit
Administrativ (MPMS) nr.0772017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Komuna e Shtimes shpall

KONKURS PUBLIK

Institucioni: Komuna e Shtimes
Drejtoria: Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Sektori për
Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural
Titulli i vendit të punës: Roje pylli- një (1) pozitë
Periudha e kontratës: Me kohë të pacaktuar
Kategoria Funksionale/Koeficienti 4.5

Qëllimi i vendit të punës: Angazhimi i drejtpërdrejtë në mbrojtjen e pyjeve dhe
resurseve tjera natyrore

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Angazhimi i drejtrpërdrejtë në mbrojen e pyjeve dhe resurseve tjera natyrore
  • Bashkëpunimi me teknikun për mbrojtjën e pyjeve dhe me rojën e pyllit me të cilin kufizohet me rajon
  • Parashtrimi i fletëparaqitjeve për vjedhje pylli (dëmtuesit) si dhe ndjekja e procedurës së mëtutjeshme
  • Përfaqësimi i fletëparaqitjeve në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit
  • Mbajtja e ditarit të punës dhe evidentimi i të dhënave në librin e cungjeve
  • Informimi me kohë për të gjitha llojet e dëmit te personat përgjegjës
  • Kontrolli i qarkullimit ilegal, asistimi në procesin e konfiskimit
  • Përcjellja e punëve të prerjes së pyjeve private si dhe kryerja e detyrave tjera të parashtruara nga udhëheqësi

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e
Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë
përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse

Periudha provuese: 12 muaj

Procedurat e Konkurimit: Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar

Shkollimi i kërkuar: Kandidatët e interesuar për të aplikuar duhet të kenë të përfunduar
shkollmin e mesëm

Dokumentet e nvojshme për aplikim: Diplomë e shkollës së mesme (kopja e noterizuar), kopje e letërnjoftimit, ekstrakt i lindjës, si dhe dëshmi nga gjykata që nuk jeni i denuar apo nën hetime

Aftësisëpërvoja dhe atributet tjera që kërkohen: Shkathtësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punëoj nën presion, të ketë aftësi vendimmarrëse, të ketë të ketë vetëiniciativë, i gatshëm për të marrë përgjegjësi.

Informata të përgjithshme

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në zyrën pritëse të
Komunës (Sportel), Objekti i Komunës së Shtimes rr “Tahir Sinani” nr.50. Kërkesat e
dërguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të
shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ është prej
datës 03.03.2021 deri më datë 02.04.2021 ndërsa data e aplikimit është nga 05.04.2021 deri
më 19.04.2021.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Listime të ngjashme

Roje Pyelli   Shtërpcë e re
12/04/2021
Roje Pyelli (3)   Suharekë
06/04/2021