Roje Pyelli

shtime e1608736731496
Komuna e Shtimes
Publikuar më
07/02/2021
Qyteti
Shtime
Kategoria
Sigurim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 68 dhe 80 të Ligjit nr.06IL-114 për Zyrtarët Publikë, neni 8 paragrafi 1 dhe 2 neni 10 nënparagrafi 2.1, I Ligjit nr.037L-212 të Punës, si dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr.0712017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Komuna e Shtimes shpall

KONKURS PUBLIK

  • Institucioni: Komuna e Shtimes
  • Drejtoria: Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Sektori për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural
  • Titulli i vendit të punës: Roje pylli- një (1) pozitë
  • Periudha e kontratës: Me kohë të pacaktuar
  • Kategoria Funksionale/Koeficienti 4.5

Qëllimi i vendit të punës: Angazhimi i drejtpërdrejtë në mbrojtjen e pyjeve dhe resurseve tjera natyrore

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Angazhimi i drejtrpërdrejtë në mbrojen e pyjeve dhe resurseve tjera natyrore
  • Bashkëpunimi me teknikun për mbrojtjën e pyjeve dhe me rojën e pyllit me të cilin kufizohet me rajon
  • Parashtrimi i fletëparaqitjeve për vjedhje pylli (dëmtuesit) si dhe ndjekja e procedurës së mëtutjeshme
  • Përfaqësimi i fletëparaqitjeve në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit
  • Mbajtja e ditarit të punës dhe evidentimi i të dhënave në librin e cungjeve
  • Informimi me kohë për të gjitha llojet e dëmit te personat përgjegjës
  • Kontrolli i qarkullimit ilegal, asistimi në procesin e konfiskimit
  • Përcjellja e punëve të prerjes së pyjeve private si dhe kryerja e detyrave tjera të parashtruara nga udhëheqësi

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse

Periudha provuese: 12 muaj

Procedurat e Konkurimit: Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar
Shkollimi i kërkuar: Kandidatët e interesuar për të aplikuar duhet të kenë të përfunduar shkollmin e mesëm

Dokumentet e nvojshme për aplikim: Diplomë e shkollës së mesme (kopja e noterizuar), kopje e letërnjoftimit, ekstrakt i lindjës, si dhe dëshmi nga gjykata që nuk jeni i denuar apo
nën hetime.

Aftësisë/përvoja dhe atributet tjera që kërkohen: Shkathtësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punëoj nën presion, të ketë aftësi vendimmarrëse, të ketë të ketë vetëiniciativë, i gatshëm për të marrë përgjegjësi.

Informata të përgjithshme

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në zyrën pritëse të Komunës (Sportel), Objekti i Komunës së Shtimes rr “Tahir Sinani” nr.50. Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror konkursi.rks-gov.net është prej datës 08.01.2021 deri më datë 07.02.2021 ndërsa data e aplikimit është nga 08.02.2021 deri më 22.02.2021.

Rezultatet shpallen në linkun: konkursi.rks-gov.net

Listime të ngjashme

Roje Pyelli   Vushtrri
26/02/2021