Roje Pyelli

64x64 prizren logo
Komuna e Prizrenit
Publikuar më
19/11/2020
Qyteti
Prizren
Kategoria
Sigurim  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Ligjit të Punes Nr. 03/L-212, Komuna e Prizrenit, shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Sektori i Pylltarisë
Pozita – Roje pylli
Koeficienti- 6 (gjashtë)
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha provuese 6 muaj) 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ruaj nga vjedhja, shkatërrimi, dëmtimi, trungjet e pa prera dhe të prera si dhe pjesëve të trungjeve-drunjëve në pyje, kulturat pyjore, pyllëzime, tokat pyjore dhe prodhimet pyjore jodrunore;
  • Ti ruaj nga shkatërrimi rrugët pyjore, depot e përkohshme, objektet pyjore, të informojë për uzurpimet e pyjeve, tokave pyjore dhe objekteve përcjellëse, të pengoj veprimet e tilla në kuadër të mundësisë dhe kompetencave të tija;
  • Të ruaj dhe përkujdeset për mirëmbajtjen e shenjave të kufijve të jashtëm dhe të brendshëm të pyjeve, të ngastrave dhe njësive menaxhuese pyjore;
  • Të parandalojë gjuetinë ilegale, të përkujdeset mbi mbrojtjen  e  kafshëve  të  egra  si  dhe mbrojtjen e objekteve në terrenet e gjuetisë;
  • Të kryej procedurën e qarkullimit të masës  drunore  dhe  kontrollimin  e  transportit  të  prodhimeve drunore dhe jodrunore të pyjeve;
  • Në mënyrë të rregullt të përcjellë vëzhgimin hidrologjik dhe fenologjik, frytshmërinë e farës pyjore, paraqitjen e sëmundjeve, insekteve, dëmtuesve, fatkeqësive elementare, dëmtimet nga kafshët e egra, brejtësit dhe disa mekanizmave tjera, furtunave dhe vërshimeve, duke evidentuar dhe  raportuar lidhur me këtë së paku njëherë në muaj;
  • Të zbatoj planin e masave të përcaktuar në mbrojtjen preventive të pyjeve nga  zjarret, mirëmbajtjen e pikave vrojtuese, vendosjen e shenjave paralajmëruese dhe ndalesave;
  • Tek paraqitja e zjarreve pyjore apo ndezja e zjarreve të hapura më afër se 200m nga kufiri i pyjeve menjëherë duhet intervenuar, duke nënkuptuar këtu edhe shuarjen e zjarrit, dhe nëse i duhet ndihma duhet që urgjentisht të informojë Autoritetin pyjor komunal, shërbimet komunale dhe territoriale zjarrëfikse, si organe të emergjencës dhe të sigurisë;
  • Të ndalojë kullotjen ilegale, dëmtimet nga kullotja, nxjerrjen e gurëve, zhavorrit, rërës, dheut dhe deponimeve mbeturinave në pyje pa lejen e organit përgjegjës;
  • Të informoj me shkrim eprorin e drejtpërdrejtë për veprimtarinë e tij;
  • Është i detyruar që të merrë pjesë në punët e kultivimit të pyjeve sipas urdhërit të udhëheqësit të drejtpërdrejt;
  • Të bёj fletëparaqitje për veprimet ilegale të prerjes, nxjerrjes, grumbullimit, përpunimit të materialit drunor dhe jo drunor dhe të njëjtat të dërgojë në Gjykatat Kompetente;
  • Të konstatoj identitetin e personit të cilin e ka gjetur duke shkaktuar dëme në rajonin e vet të ruajtjes në bazë të dokumentacionit si letërnjoftimi apo dokumentet tjera përkatëse, gjësendet me të cilat e ka kryer veprën, përkohsisht ta konfiskoi masën drunore të prerë dhe mjetin transportues derisa tё pёrfundon procedura gjyqёsore me vendim tё formёs sё prerё;
  • Të mbajë personat nëse janë hasur në vendin e kryerjes së veprës, dhe sipas detyrës zyrtare të lajmërojë organin kompetent të policisë;
  • Rregullisht dhe në mënyrë të saktë të mbajë ditarin e punës për dëmet pyjore nga prerjet ilegale, sëmundjet, dhe dëmtuesit pyjor ku konstatohet vendi, koha, sasia dhe lloji i prerjes, vlera e dëmeve pyjore dhe të dhënat tjera;
  • Kopja e ditarit në fund të çdo muajit i dërgohet Autoritetit pyjor komunal përmes përgjegjësit të mbrojtjes së pyjeve;
  • Të kontrolloj shfrytëzimin e pyjeve në ngastrat e lejuara për shfrytëzim në pyjet publike dhe të merr masa ndaj shfrytëzimeve jashtë lejes apo veprimeve tjera ilegale;
  • Të bëjë zëvendësimin e rojtarit tjetër gjatë kohës së pushimit vjetor, pushimit mjekësor me urdhërin e Autoritetit pyjor

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Gatishmëri për të vepruar në mënyrë të pavaruar dhe me mbikëqyrje,
  • Aftësi të mira ndër-personale dhe mbajtja e kontakteve me personat vendimmarrës,
  • Të ketë aftësi të punoj me të tjerët në mjedis multi-etnik.

Kushtet:

  • Shkolla e mesme
  • Certifikata të trajnimeve

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e Letërnjoftimit
  • Ekstrakti i lindjes
  • Dy - rekomandime ( nëse keni )
  • Diploma e vërtetuar e Shkollës së mesme
  • Certifikata të trajnimeve
  • Certifikatën që nuk jeni nën

Konkursi ngel i hapur 10 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 19.11.2020 deri më  datën  28.11.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/si dhe në https://konkursi.rks-gov.net/jobs pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin në fuqi.

Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.